Home Rajoni The Guardian:...

The Guardian: Refugjatët në ishujt grekë në kushte ekstreme, punonjësit socialë ngrenë alarmin

4
0

Prestigjozja ‘The Guardian’ ka shkruar për kushtet ekstreme në të cilat ndodhen refugjatët në Greqi.

“Fëmijë që pickohen nga akrepat, minjtë apo gjarpërinjtë. Qindra janë të detyruar të përdorin një dush të vetëm, mungesa e ushqimit është kthyer në normë”. Kështu renditen një e nga një sfidat njerëzore të refugjatëve në ishullin Lesbos të Greqisë.

Ky i  fundit, mban numrin më të lartë të azilkërkuesve, të cilët me dëshpërim, kërkojnë të mbërrijnë në Europë. Edhe pse ishte përllogaritur për të pritur 3 mijë azilkërkues, ishulli Lesbos është kthyer në shtëpinë e 10 mijë e 400 refugjatëve.

Punonjësit social po ngrenë alarmin. Sipas The Guardian janë të paktën 24 mijë fëmijë, burra, gra, të bllokuar në kampe të mbipopulluara dhe në kushte kaq ekstreme, saqë mund të cilësohet si katastrofë njerëzore. Katër vite pas krizës më të madhe të migracionit të kohërave moderne, historia ka gjasa të përsëritet.

“Niveli i vuajtjes njerëzore është thjesht i papërshkrueshëm” thotë për The Guardian McCann, avokat britanik. McCann shton se incidentet e vetë-dëmtimit, madje edhe midis të vegjëlve, janë rritur ndjeshëm.

Më shumë se 13 mijë njerëz zbarkuan në brigjet greke përgjatë korrikut dhe gushtit. Me vazhdimësinë e tyre në shtator, rritja ka ngjallur frikën se Europa është në prag të një krize të re të refugjatëve, paçka që numrat janë ende larg nga  viti 2016, ku raportohej se rreth 2 mijë njerëz në ditë niseshin me anije.

Ky fluks emigrantësh vjen pasi Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar pak kohë më parë, se do të ‘hapë portat’ për emigrantët, nëse nuk merr mbështetjen e domosdoshme nga bota, veçanërisht nga Bashkimi Europian, kur bëhet fjalë për ndarjen e barrës së emigrantëve. Po ashtu, Ankara-ja është ‘ndaluar’ nga zhvillimi i planeve të mëtejshme për krijimin e zonës së sigurisë në veri të Sirisë, ku refugjatët do të zhvendoseshin.

Si pasojë, Greqia ja ka kaluar edhe Italisë edhe Greqisë, si pikë kufitare më e ngarkuar për emigracionin e paligjshëm.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit