Home KRYESORE Kontenierët m...

Kontenierët me lëndë kimike në Shqipëri. CNN: Ja 5 qytetet ku janë groposur

70
0

Lajmi për zhdukjen në Shqipëri të 1300 kontenierëve me lëndë kimike është bërë lajm kryesor edhe në mediat greke. Pas agjencisë “Lifo” sot është CNN që ka shkruar për këtë lajm të rëndë.

CNN në gjuhën greke shkruan se, në Shqipëri kanë nisur hetimet në lidhje me zhdukjen e kontenierëve. Është prokuroria e Durrësit që ka nisur verifikimet për këtë ngjarje, shkruan CNN.

Më pas televizioni i njohur citon edhe median italiane “Pianeta Italia Neës” dhe gazetën “Roma”, në lidhje me këtë ngjarje, duke shkruar se kontenierët me mbetje të rrezikshme ishin nisur për në Maqedoni, por kurrë nuk kanë mbërritur atje.

Por CNN, shkon edhe më tej. Televizioni shkruan se janë 5 qytete ku dyshohet se janë zhdukur lëndët kimike.

“Durrësi, Fieri, Vlora, Shkodra dhe Dibra, janë qytetet ku dyshohet se janë zhdukur kontenierët me lëndë kimike të ardhura nga Italia”, shkruan CNN në gjuhën greke./syri.net

Image

Lexoni edhe:

Zbulohet dokumenti/ Prokuroria nis hetimet për kontenierët

Doganat: Kontenierët për në Maqedoni ishin mallra ushqimorë

Qeveria Shqiptare kërkon përgënjeshtrimin e lajmit për 1300 kontenierët

1300 kontenerë mbetje kimike grosen në Shqipëri. Endri Fuga: Mashtrim!

Mafia e plehrave. Parlamenti italian po heton për mbetjet e rrezikshme

Mediat e huaja: 1300 kontenierët me plehra kimike nuk arritën Maqedoni

Qeveria Shqiptare kërkon përgënjeshtrimin e lajmit për 1300 kontenierët

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit