Home Magazine Zaev bën hap ...

Zaev bën hap pas: Vazhdojmë implementimin e Marrëveshjes së Prespës

24
0

Një ditë pas njoftimit se disa pika të marrëveshjes së Prespës do të “bllokohen” për shkak të “jo-së” nga BE për hapjen e negociatave, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev deklaroi se marrëveshja do të implementohet totalisht.

Duket se ka pasur presion nga NATO dhe nga vendet e tjera evropiane që kanë bindur kryeministrin Zaev për të ndryshuar kursin politik dhe të planifiokjë strategjitë para zgjedhore.

Më specifikisht ai shprehet: “Ne presim që Greqia të hedhë një hap konkret. Qëllimi ynë është që tregojmë se zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës do të sjellë përfitime për vendin tonë, një mik të ri në kufirin tonë e duke hapur perspektiva të reja”.

Gjithashtu Zaev i bën thirrje opozitës së Maqedonisë që ta respektojë këtë marëveshje pasi në të kundërt, ata dhunojnë Kushtetutën.

“Ekziston një lidhje midis zbatimit të marrëveshjes dhe hapjes dhe mbylljes së kapitujve për integrim. Veçanërisht për përdorim të brendshëm për disa raste. Ekziston një lidhje sepse miqtë tanë grekë kanë pranuar se mundemi ta bëjmë atë për shkak të së ardhmes që Republika e Maqedonisë së Veriut e ka në Bashkimin Evropian. Edhe në këtë kontekst, nuk ekziston mundësia për implementimin e Marrëveshjes së Prespës.”

Ai insistoi që një pjesë e Marrëveshjes të ngrihej sepse nuk mund të zbatohej.

“Një pjesë e saj do të ngrihet, sepse nuk është i mundur zbatimi i saj. Do të tentojmë të implementojmë disa dispozita, por të dyja janë të lidhura mes tyre, sepse procesi i rotacionit të kapitujve do të thotë se do ta dorëzojmë sovranitetin tonë kombëtar të Bashkimit Evropian.”

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit