Home Aktualitet Vritet në Sir...

Vritet në Siri Shkëlzen Dumani. Ngelen në kamp vajza dhe djali i tij 9 dhe 11 vjeç

24
0

Dumani, me origjinë nga Peshkopia, ka ikur një vit më parë në Siri, duke marrë me vete dy fëmijët e tij 9 dhe 11 vjeç, dhe duke lënë këtu gruan, të cilës nuk i tregoi.

Në atë kohë gruaja denoncoi në prokurori rrëmbimin e fëmijëve, dhe policia turke arriti ta mbajë disa orë në aeroport, por falë procedurave burokratike ai arriti të ikte, duke marrë fëmijët me vete.

Më pas nëna e tij ra në kontakt me të, duke ju lutur të kthehej, por ai nuk ju bind.

E detyruar në këto kushte, nëna shkoi në Siri, në përpjekje për të marrë nipin dhe mbesën, por dhe ajo u mbajt aty.

Tani drama e madhe u përket dy fëmijëve të familjes Dumani, të cilët janë pa baba në një kamp në Siri, dhe me gjyshen e tyre, për të cilën askush nuk di gjë më se si ia del.

Një rast i ngjashëm ishte dhe në Kosovë, kur një luftëtar mori fëmijën me vete, por Shërbimi Sekret i Ksoovës arriti t’ia kthente fëmijën nënës.

Shteti shqiptar duhet të anagzhohet zyrtarisht në këtë operacion, për t’i dhënë fund dramës së dy vogëlushëve shqiptarë, të cilët janë sot në mëshirë të fatit në Siri për shkak të papërgjegjshmërisë së një prindi.

 

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit