Home Aktualitet Vjedhja e ene...

Vjedhja e energjisë/Njësi speciale për kapjen e abuzuesve brenda OSHEE

5
0

Kjo njësi speciale do të jetë në varësi të Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë dhe do të ketë synim eleminimin e abuzimeve brenda Operatorit të Shpërndarjes.

Janë pikërisht punonjësit e OSHEE që në pjesën më të madhe kryejnë lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këmbim të parave që marrin nga pronarët e bizneseve apo familjarët e thjeshtë. Duke i parë si “personazhët” kryesorë të shkeljes së ligjit, ndaj edhe dënimi për ta është më i madh, 5 vjet burg, ndërsa për personat që i gjendet lidhja e jashtëligjshme dënimi është 3 vjet heqje lirie.

Nisma e qeverisë për këtë strukturë operacionale u prezantua nga ministri i Industrisë dhe Energjisë Damian Gjiknuri në seancën parlamentare .

“Arrestimi i punonjësve të OSHEE është veprim i zgjuar dhe ka efekt të jashtëzakonshëm edhe për parandalimin, se ai nuk zhvillohet i izoluar. Masivisht klienti si fut duart në sistem pa ndihëm e punonjësve”, tha Gjiknuri.

Edhe kreu i qeverisë Edi Rama njoftoi ngritjen e kësaj njësie përmes Twitter.

“Ngrihet Njësia Operacionale Speciale në varësi të Ministrit të Energjisë për ndjekjen e kapjen e bashkëpunëtorëve të hajdutëve brenda OSHEE”, shkroi Rama.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit