Home POLITIKE Vizita e Ramë...

Vizita e Ramës në Serbi/Berisha replikon në rrjetet sociale me qytetarët që janë të irrituar nga komentet e ish-Kryeministrit

16
0

Në komentet që qytetarët kanë shkruar në profilin e ish-Kryeministrit në Facebook ato shprehen se nga deklarimet e Ramës janë hidhëruar dhe mërzitur vetëm Vuçiç, Berisha dhe klani i tyre.

“Në një veshtrim teë shkurtër mbi suksesin apo dështimin e vizitës historike obsesive të Ramës në Beograd mund të ju them se, duke ndjekur mediat e Shqipërisë, Kosovës dhe Botës si dhe mediat sociale nëse ishte sukses apo dështim vizita e Ramës, apo më mirë të themi fjalimi mbi 50 minuta në Pallatin e qeverisë “Serbia”, mendoj se më së shumti vlerësimi varet nga këndvështrimi që përdor dhe cilin përcakton si qëllim kryesor të vizitës.

Në rast se e vlerëson se qëllim kryesor ka qenë diplomacia e megafonit dhe kërkesa për njohjen e Pavarësisë së Kosovës drejtuar nga Beogradi vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, dhe deklarata e Ramës se çdo percepsionin në këtë drejtim i Serbisë vlerësohet, fjalen mund ta marresh për të mirë. 

Por në rast se vizita kishte qëllim kryesor përmiresimin e statusit të shqiptarëve në Serbi, klimës së bisedimeve Prishtinë – Beograd dhe çeljen një kapitull të ri në marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve në tërësi dhe vendeve të rajonit, vizita ishte një dështim spektakolar sepse prodhoi të kundërtën e keëtyre qëllimeve shume të rëndësishme.

Mendoj se pregatitja e saj ishte amatore. Në memorjen time nuk mbaj mend që një vizitë zyrtare historike bilaterale të jetë paraprirë nga sulme të ndërsjellta të palëve në prag të saja.

Sikundër në bindjen time më të thellë se koha e zgjedhur, pas ndeshjes së Futbollit dhe histerisë së albanofobisë që shpërtheu në Beograd, në stadium, në qeveri , Presidencë në media etj ishte plotesisht e papërshtateshme

Në disa statuse në këtë FB keni nje seri vlerësimesh të miat për viziten gjatë gjithë ditës”, shkruan Berisha.

Ndërkohë në një tjetër replikë me një qytetar ish-Kryeministri shkruan “unë nuk kritikoj Ramën pse shkoi. ndonëse koha e zgjedhur për vizitë ishte në mendimin tim tejet e papërshtatëshme. por në tërësi une mendoj se, pas firmosjes së marrëveshjeve Kosovë – Serbi me ndeërmjetësimin e Brukselit, është koha e vizitave të të gjitha niveleve”.

“Lidhur me vizitën e sotme unë dënoj mos vendosjen e flamurit tonë neë aeroportin e Beogradit si një provokacion të ulët si dhe histerinë e Vucic që quajti gjatë konferencës pesë here publikisht Ramën provokator vetem se ai permendi Kosovën në perputhje me atë që kishin rënë dakord stafet më parë me të.

Denoj gjithashtu si te padenje largimin e Vuçiç pa shtërnguar dorën me mysafirin e tij. Por gjithashtu unë dënoj Ramën për mendjelehtësinë e tij për pyetjet e kalkuluara të gazetarëve më të afërt me të për ndeshjen, Olsin, fluturakun, stadiumin etj.

Duke thënë të gjitha këto, deshtimi i vizitës ishte e lidhur, dua të besoj, dhe me një parapregatitje tejet diletanteske nga neo-jugosllavet këshilltarë të Rames. si dhe koha konfliktuale që u zgjodh për realizimin e saja.

Vizita historike u gjymtua pa filluar me refuzimin për të pritur Ramën thjesht si përçmim nga Presidenti Nikoliç. Mendoj se vizitat e papregatitura mirë nuk shërbejnë. Vucic shfrytëzoi vizitën për të akuzuar Ramën dhe shqiptarët për nacionalizëm e dokrra si këto”, shkruan Berisha në një tjetër koment. 

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit