Home Uncategorized VIDEO/ Shofer...

VIDEO/ Shoferi hutohet nga celulari dhe vret katër njerëz, historia tragjike bëhet film

28
0

Tragjedia e ndodhur vitin e kaluar në A34 të Berkshire, në Anglinë juglindore, do të bëhet një film dokumentar.

Tomasz Kroker, një shofer 30 vjeçar, është në drejtimin e një kamioni. Teksa po përpiqet të ndryshojë muzikën në celularin e tij, humb vëmendjen dhe përplas me mjetin e tij një veturë që ka ndaluar në rrugë.
Në bordin e veturës, janë një grua 45-vjeçare, dy fëmijët e saj 13 dhe 11 vjeç dhe thjeshtra e saj edhe ajo 11 vjeç.

Në aksident humbin jetën të gjithë. Filmi i cili i kushtohet asaj ngjarjeje të rëndë, do të bëhet një dokumentar dhe do të transmetohet në të gjitha kinematë angleze, për të sensibilizuar publikun për rrezikun e përdorimit të celularit teksa nget makinën.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit