Home POLITIKE Video-Foto/ P...

Video-Foto/ Protestuesit humbin qetësinë, hedhin tymuese e kapsolla në oborrin e Kryeministrisë

36
0

Protestuesit e opozitës, që prej 18 shkurtit po qëndrojnë në çadrën e ngritur pranë godinës së Kryeministrisë, duket se e kanë humbur qetësinë ditën e sotme. Kur shënohet dita e 14 e protestës, disa prej tyre kanë hedhur tymuese dhe kapsolla në oborrin e Kryeministrisë.

Nga disa foto të publikuara në “BalkanWeb” duket qartazi tymueset e hedhura para derës kryesore të Kryeministrisë.

Ndonëse afër çadrës së protestës dhe godinës së kryeministrisë ka një prani të lartë të Policisë, kjo gjë me sa duket nuk i ka penguar aspak protestuesit të kryejnë një veprim të tillë.

Edhe pse palët sot kanë shprehur vullnetin për dialog, qëndrimi i protestuesve duket se është i ndryshëm.

/BW

Ndersa Report Tv sjell pamjet nga momenti i tensionuar tek Kryeministria.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit