Home Aktualitet Veliaj: Jemi ...

Veliaj: Jemi i vetmi popull që futemi në radhë dhe shtyhemi për t’i paguar detyrimet shtetit

5
0

*Përurohet pika e re e shërbimeve ‘one stop shop’ të UKT

Përurohet qendra e parë e shërbimeve “one-stop-shop” e Ujësjellësit të Tiranë. Kreu i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj tha se falë investimeve dhe menaxhimit më të mirë, kryeqytetasit kanë furnizim të rregullt me ujë të pijshëm dhe ju ofrohet një shërbim më dinjitoz. Veliaj premtoi shtrirjen në të gjithë Tiranën të këtyre qendrave.

Bashkia e Tiranës ka hapur qendrën e re të shërbimeve për Ujësjellës-Kanalizime, sipas modelit one-stop-shop, me qëllim përmirësimin e shërbimit ndaj klientit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ku shërbim do të përmirësojë shërbimit ndaj klientit dhe do t’i japë fund burokracive dhe vonesave.

“Jam shumë entuziast për këtë lajm të mirë për konsumatorët e Ujësjellësit, sidomos për banorët e Njësisë Nr.2. Është një risi fantastike sepse e afron shërbimin e Ujësjellësit tek qytetarët. Jemi ndoshta i vetmi popull që futemi në radhë dhe shtyhemi që t’i paguajmë shtetit atë që i detyrohemi dhe më në fund sot i kthejmë dinjitetin këtij shërbimi, kemi një shërbim shumë dinjitoz, shumë i ngjashëm me një bankë apo kompani celulare. Më vjen mirë që fillojmë me një pikë të parë këtu te Shkolla e Baletit, ndërkohë që po vijojmë shpejt me tre pika, brenda muajit, në gjithë Tiranën, për të mbyllur vitin me një pikë në çdo njësi. Kjo do të thotë që fluksi i qytetarëve që paraqitej në drejtorinë qendrore do të pjesëtohet me 11, çka do të sjellë më pak radhë, por edhe një shërbim shumë më dinjitoz”, tha kryebashkiaku.

Veliaj falënderoi qytetarët për ndërgjegjësimin për lidhjen e kontratave të reja me Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, e cila do të pasohet edhe me rritje të investimeve.

“Falë këtij shërbimi, sot kemi 26 mijë kontrata më shumë me Ujësjellësin, jo se këta janë njerëz të rinj, këto kontrata këtu kanë qenë, por uji ose vidhej ose në mënyrë informale merrej nga rrjeti. Pra, për sa kohë që njerëzit na janë përgjigjur dhe po formalizohen, është më se e drejtë që edhe ne të përgjigjemi dhe të çojmë në një nivel shumë më profesional shërbimin që ofrojmë. Ky ka qenë një vit fantastik për UKT, kemi hapur 105 kantiere pune. Sot jo vetëm kemi shtuar shërbimin e furnizimit me ujë në disa pjesë të Tiranës, por për 80 mijë banorë ky shërbim është 24 orë, kurse për rreth 880 mijë të tjerë ky shërbim është dyfishuar nga mesatarja 7 orë në ditë në 14 orë në ditë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë kërkoi prej qytetarëve që për çdo problematikë në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm apo kur konstatojnë dëmtim të rrjetit të ujësjellësit, të telefonojnë në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 4488 ose tek aplikacioni “Tirana Ime”.

“PIKA UKT” është e para në qytet, por brenda vitit këto qendra shërbimi do të shtrihen edhe në zonat e tjera, duke u garantuar të gjithë qytetarëve më shumë aksesueshmëri dhe profesionalizëm. Për pak ditë, do të hapen dhe “PIKA UKT” e Njësisë Nr. 1 të Ujësjellësit si dhe ajo e Drejtorisë Rajonale, duke ofruar shërbim për zonat e tyre. Kjo e fundit ka rëndësi të veçantë në trajtimin e zonave të ish-komunave, që i janë bashkuar Tiranës së madhe vetëm një vit më parë. “PIKA UKT” do të shërbejë si hallkë ndërlidhëse mes institucionit dhe qytetarit, me një shërbim të kualifikuar, ku gjithkush do të gjejë përgjigjen dhe do të përfitojë shërbimin që meriton në zonën e tij të banimit.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit