Home Aktualitet Vdiq pa mbush...

Vdiq pa mbushur 23 vjeç/ Familjarët e Andi Malokut: Po e vrisni për së dyti

1619
0

Andi Maloku nuk ishte shenjestra e atentatit të Shkozetit më 1 nëntor, mirëpo fati i keq e desh që ai të vdiste pas 6 ditësh qëndrimi në spital. Shoferi i prokurorit Ndoja u nda nga jeta si pasoje e një tromboze në mushkëri teksa ndodhej në gjëndje të rënde tek Spitali i Traumes si pasojë e plumbave të marrë në mushkëri e shtyllën kurrizore.

Ai drejtonte mjetin tip Mercedes Benz që u qëllua me breshëri në Shkozet me qëllim vrasjen e Prokurorit Ndoja e Landi Muharremit i njohur ndryshe si “Rrumi”. Hetuesit thanë se manovrat e shoferit Maloku ishin vendimtare që Ndoja dhe Muharremi të shpëtonin nga vdekje.

Por të njëjtin fat nuk e pati vetë Andi Maloku, padiskutim më i pafajshmi në këtë histori. Në fund të nëntorit ai mbushte 23 vjeç dhe kishte me pak se 2 muaj në këtë detyrë.

Familjarët e tij, teksa kanë reaguar në rrjetet sociale, kanë kërkuar më shumë respekt për të ndjerin duke mohuar të gjitha zërat e dalë në media se ai kishte qëne nënoficer në policinë e Fushë Krujës ku kishte pasur konflikte, e po ashtu kanë mohuar që i afërmi i tyre të kishte miqësi me Ndojën dhe Muharremin.

Ato i kërkojne mediave të veçanta dhe opinionit publik që të mos abuzojnë me informacionet që publikojnë duke treguar respekt edhe për momentin shumë të vështirë të familjes.

Nëna e Malokut vuri kujën në spital ditën e parë kur ai mbërriti i plagosur tek Trauma duke thënë se djalini tyre po vritej për 300 mijë lekë rrogë. Vdekja e Andi Malokut e bën edhe më të rëndë atentatin e 1 nëntorit në Shkozet dhe akuzat e të arrestuarit të vetëm Redjan Rraja forcohen edhe më tepër. /Vizion Plus

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit