Home POLITIKE Vasili: Refor...

Vasili: Reforma në Drejtësi, propaganda përballë 10 fakteve reale

12
0

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka renditur 10 fakte që për të tregojnë se nuk ka Reformë në Drejtësi, por që përgjatë këtyre viteve është bërë veç propagandë. “Kjo situatë tepër e rëndë nuk prodhon drejtësi për qytetarët, por prodhon cilësi tepër të ulët në dhënien e drejtësisë, vonesa skandaloze e tepër të dënueshme si dhe “garanton” pandëshkueshmëri për pushtetarët. Çdo gjë po bie mbi qytetarët e thjeshtë të cilëve të drejtat e çdo lloji po ju cënohen e dhunohen çdo ditë dhe kjo drejtësi e sakatuar nuk ju garanton as mbrojtjen minimale të tyre”,-shkruan Vasili në facebook.

Postimi i plotë

Reforma në Drejtësi, propaganda përballë fakteve reale! Sa herë që shqiptohet fjala Reforma në Drejtësi nga qeveria dhe disa ndërkombëtare shpërthen një logore propagandistike e padëgjuar. Asnjë qytetar në Shqipëri nuk ka nevojë për propagandë të shpifur, por për fakte të vërteta.

Ja faktet asgjësuese, që tregojnë qartë arkitekturën antifunksionale dhe totalisht të mangët të sistemit të drejtesisë në të gjitha nivelet, pas plot 5 vjetesh të reformës së miratuar në 21-22 korrik 2016.

1. Gjykata e Posaçme Apelit Kundër Krimit Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar aktualisht ka 4 anëtarë nga 11 anëtar që duhet të ketë.

2. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Krimit Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar aktualisht ka 6 anëtar nga 16 anëtarë që duhet të ketë.

3. Gjykata Kushtetuese ka vetëm 6 anëtarë të zgjedhur nga 9 që duhet të kishte.

4. Gjykata e Lartë sot ka 7 gjyqtarë nga 19 që duhet të kishte. Sot në këtë gjykatë çështjet e mbartura vijojnë të jenë mbi 30 000 mijë dhe që datojnë prej vitit 2016.

5. Gjykata e Apelit Admimistrativ sot ka 8 gjyqtarë, nga 13 që duhet të kishte sipas organikës. Sot në këtë Gjykatë shqyrtohen çështje të vitit 2016. Sipas ligjit, shqyrtimi në Gjykatën Administrative duhet të përfundojë 30 ditë pas administrimit të ankimit.

6. Gjykata e Apelit Tiranë sot ka vetëm 9 gjyqtarë, nga 31 që duhet të kishte sipas organikës. Edhe në këtë Gjykatë shqyrtohen çështje me vite vonesë (2016) dhe ka shumë probleme me formimin e trupave gjyqësore. Ka 14 000 dosje që presin gjykimin.

7. Gjykatat e Apeleve në Rrethe funksionojnë me numër gjyqtarësh më shumë se të përgjysmuar.

8. Ka Gjykata që nuk formojnë as një trup gjyqësore me 3 anëtarë, ndërkohë që në Gjykatat e Rretheve përditë reduktohet numri i gjyqtarëve për shkak të procesit vetting.

9. Edhe në Gjykatat e rretheve ka vonesa masive, me vite, në shqyrtimin e çështjeve.

10. Praktikisht të gjitha Gjykatat në vend, nuk kanë numrin e gjyqtarëve që përcakton ligji. Asnje analize objektive nuk ka per kete situate kritike. Asnje strategji nuk ka per te zgjidhur kete deformim shume te rende te sistemit te drejtesise.

Kjo situate teper e rende nuk prodhon drejtesi per qytetaret, por prodhon cilesi teper te ulet ne dhenien e drejtesise, vonesa skandaloze e teper te denueshme si dhe “garanton” pandeshkueshmeri per pushtetaret. Cdo gje po bie mbi qytetaret e thjeshte te cileve te drejtat e cdo lloji po ju cenohen e dhunohen cdo dite dhe kjo drejtesi e sakatuar nuk ju garanton as mbrojtjen minimale te tyre. Pronat e mijra qytetareve po grabiten, pervetsohen e rrembehen arbitrarisht nga shteti dhe te fortet, ndersa drejtesia e kapur eshte ne krah te tyre dhe kunder qytetareve. Keto fakte kokeforta nuk i anashkalon dot asnje propagande as ne shqip as ne anglisht. Eshte vertet fatkeqesi e madhe, qe reforma ne drejtesi per qytetaret u kthye nga iluzion ne deluzion.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit