Home Uncategorized Varrimet, tan...

Varrimet, tani kufomat edhe mund të digjen

106
0

Mesa duket, ndikuar kjo edhe nga situata e rënduar e varrezave publike, teksa në kryeqytet prej kohësh nuk ka më hapësira brenda tyre. E duke lejuar mes të tjerash në këtë rregullore të re edhe ekzistencën e atyre që njohen si “varreza murale”. Për të kompletuar në këtë mënyrë një realitet të ri në lidhje me varrimet në Shqipëri, ndryshe nga traditat e aplikuara deri më tani, me një trup që varrosej në tokë. Ku pjesë e tij, janë gjithashtu edhe zhvarrimet, si një proces i pashmangshëm që ndodh në jo pak raste, për një arsye apo për një tjetër. Por edhe varrezat private si të tilla, një koncept krejt i ri ky për vendin tonë. Ndërkaq, sa u përket detajeve të kremimit, rregullorja e re përcakton që ai i një kufome autorizohet nga autoritetet vendore ku ka ndodhur vdekja, në bazë të vullnetit të të ndjerit, e shprehur në mënyrën e përmendur në akte të veçanta. Duke shtuar qartë se lejohet kremimi i trupit ose i pjesëve, të cilat janë bartëse të substancave radioaktive në nivelet mbi ato që përcaktojnë kushtet radiologjike. “Pas mbërritjes në varreza për krematorium, kufoma ose organet e transportuara i dorëzohen njësisë së shërbimit përkatës.  krematoriumit. Përveç rasteve kur specifikohet ndryshe, kremimi duhet të bëhet brenda 48 orëve nga koha e dorëzimit. Në rast se vihen re defekte në trup, duhet t’u lihet shërbimit të varrimit dhe të njoftohen organet kompetente ligjore”, saktëson rregullorja. Për të vijuar më pas me detajet se “hiri është i destinuar të mbahet në formë të pandarë, për ruajtje, kujdestari apo shpërndarje”. Dhe se shpërndarja e tij lejohet duke respektuar dëshirën e të ndjerit, deklaruar në fakt vendin. Por nëse i vdekuri nuk ka lënë të dokumentuar personin përgjegjës për shpërndarjen, vullneti i tij bëhet nga njerëzit e afërt.

Neni 32

Çfarë është e ndaluar në

territorin e varrezave?

a)Futja dhe vendosja në varre e objekteve, të cilat janë në kontrast me karakteristikat e vendit.

b)Sjelljet jo të përshtatshme me karakteristikat e vendit.

c)Futja e kafshëve.

d)Hedhja e luleve të vyshkura apo mbeturinave të tjera, jashtë vend-depozitimeve përkatëse.

e)Varja dhe vendosja e rrobave apo objekteve të ngjashme në varre.

f)Nxjerrja jashtë territorit të varrezave të çdo objekti, pa lejen përkatëse të shërbimit.

g)Shkelja dhe dëmtimi i lulishteve, territoreve të gjelbra, rrethimeve, ulja në mbulesat e varreve apo mbi monumente shkrimi mbi varre apo mure.

h)Shqetësimi me çdo lloj mënyre i vizitorëve.

i)Shpërndarja e fletëpalosjeve.

j)Kërkesa e lëmoshës, qoftë edhe në afërsi të hyrjeve.

k)Ushtrimi i çdo lloj tregtie.

l)Pjesëmarrja në zhvarrimin e kufomave jo të familjes.

m)Hyrja në territorin e varrezave jashtë orarit të hyrjes.

n)Hyrja me mjet motorik privat pa leje.

 

 

Neni 34

 

Disiplinimi i punimeve në varreza

 

1. Nuk mund të bëhet asnjë punim pa miratimin e projektit dhe në përputhje me rregullat teknike për ndërtimin e varrezave.

2. Në rast se verifikohen shkelje në lidhje me kërkesat e kësaj rregullore, atëherë sipërmarrësi është i detyruar të rikthejë mjedisin në gjendjen e mëparshme jo më vonë se dy ditë pas.

5. Materialet e gërmuara dhe mbeturinat duhet të transportohen jashtë varrezave jo më vonë se një ditë pas.

7. Shoqëria duhet të respektojë oraret e punës të miratuara nga zyra e shërbimeve të varrimit.

 

 

Neni 41

 

Çfarë është e ndaluar

në një shërbim funeral?

 

a)Kryerja e transportit funeral në mungesë të autorizimit për transport që shoqëron arkivolin përgjatë gjithë rrugës deri në dorëzimin tek shërbimi i varrimit.

b)Mosrespektimi i orareve të përcaktuara nga zyrat e njësive bazë të qeverisjes vendore për procesin varrimit.

c)Kryerja e negociatave në kontratë, për zhvillimin e shërbimit funeral në spitale, në shtëpi pushimi ose në çdo ambient jashtë sipërmarrjes funerale, me përjashtim kur porositësi e kërkon

shprehimisht që kjo të bëhet në ambientet e tij private.

d)Përdorimi i ashensorëve për transportin e arkivolit në mjedise banimi.

 

 

PROCEDURAT

 

Si dhe kur duhet të

kryhenzhvarrimet?

 

Shërbimi i zhvarrimit kryhet gjashtë muaj para skadimit të datës së qëndrimit në varr dhe janë familjarët e të ndjerit/ës ata që njoftojnë për zhvarrim. Personat e interesuar paraqesin një kërkesë pranë zyrave të varrezave, nëpërmjet një kërkese për të marrë njoftimin për ditën në të cilën është programuar të bëhet zhvarrimi edhe rivarrimi. Dhe që të gjitha zhvarrimet realizohen duke mbrojtur të drejtat për privatësi nga të interesuarit. Kurse zhvarrimi në raste të veçanta para skadimit të afatit të zhvarrosjes në një varr tjetër. Teksa lëvizjet e veçanta të trupave kryhen nën mbikëqyrjen e strukturave lokale të shëndetit publik, që përcaktojnë në mënyrë të përgjithshme ose rast pas rasti, përkujdesin higjieno-sanitar për mbrojtjen e personelit të varrimit dhe mbrojtjen e shëndetit publik. “Në rastet e zhvarrimeve të veçanta pas dy vjetësh nga vdekja, merren masa higjieno-sanitare, të parashikuara nga strukturat lokale të shëndetit publik në bashkëpunim me prokurorinë dhe sipas akteve në fuqi”, përcakton gjithashtu rregullorja e re.

 

 

Llojet e varrezave

a)varreza monumentale;

b)varreza historike;

c)varreza publike;

d)varreza private.

 

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit