Home Magazine Vapa nuk ikën...

Vapa nuk ikën me gushtin

109
0

I nxehti duket se do të na shoqërojë edhe përgjatë këtij muaji, pasi gushti pritet të ketë një mot më të stabilizuar dhe temperatura të larta pasi janë riaktivizuar masat ajrore nga Veriu i Afrikës . Ditën e shtune moti do te jete me diell ne bregdet, ndërsa zona e alpeve dhe verilindja do te kenë vranësira dhe reshje të izoluara

Temperaturat zona malore do të vijojnë nga 17 deri në 33 gradë celsius, ndërsa në zonat e ulëta nga 20 deri në 37 gradë. Për sa i përket bregdetit, temperaturat do të vijojnë nga 20 deri 33 gradë celsius.

Një valë e madhe nxehtësie që kishte pushtuar rajonin dhe Evropën gjatë ditëve të fundit të korrikut duket se është stabilizuar këtë javë, pasi temperaturat rekord goditën Gjermaninë, Francën dhe Belgjikën.

Më 25 korrik, Gjermania regjistroi temperaturën e saj më të lartë, plot 42 gradë celsius. Disa vende të tjera gjithashtu u përballën me të nxehtin rekord. Temperaturat arritëm 41.8 gradë celsius në Belgjikë dhe 40.8 gradë në Luksemburg.

Por mediat euroiane shkruajnë një tjetër valë të nxehti intensiv duket se po vjen nga Afrika e Veriut duke rikthyer temperaturat e larta.

“Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës po bën që i nxehti i verës të zgjasë pesë herë më shumë dhe të jetë më intensiv. Temperaturat e arritura në 2003 kur një valë rekord nxehtësie goditi Evropën ka të ngjarë të jenë temperatura normale të verës deri në vitin 2040. Ndërkohë që është kthyer në rutinë, nxehtësia e fortë po detyron Bashkimin Euripian të bëjë një rishikim të gjithçkaje, nga politika shëndetësore, deri në bujqësi. Në Gjermani dhe në Britani operatorët hekurudhorë po lyejnë sërish vijat e bardha, pasi asfalti është shumë pranë shkrirjes për shkak të temperaturave, ndërsa fermerët po mbjellin pemë për të mbrojtur të mbjellat, shkruan gazeta “Politico”.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit