Home Bota Ushtria gjerm...

Ushtria gjermane, gati të heqë avionët nga Turqia

8
0

Pas refuzimit të palës turke për t’u garantuar deputetëve gjermanë që të vizitojnë bazën ushtarake ajrore në Incirlik po shtohet presioni në drejtim të kacelares Angela Mekel që ajo t’i japë fund lojës politike në lidhje me këtë bazë.

Shumica e politikanëve gjermanë kërkojnë pasoja të shpejta, pasi afati që i ishte vënë palës turke për t’u garantuar deputetëve gjermanë hyrje të lirë në këtë bazë ushtarake përfundoi të hënën dhe edhe tentativat e fundit të ministrit Gabriel mund të konsiderohen si të dështuara.

Partia Socialdemokrate, SPD, bëri thirrje që ushtarët gjermanë të tërhiqen nga Turqia.

Sa do të zgjasë bllokimi i CDU/CSU?
Politikania e partisë ekologjike Claudia Roth e akuzon kacelaren Merkel se ka lejuar shumë gjatë që Presidenti Turk Erdogan të tallet me të. Qeveria turke nuk është më “partner strategjik dhe ushtarak” tha Roth.

Sipas zëdhënses për poltikat e sigurisë të Partisë së Gjelbërt, Angieszka Brugger, qeveria gjermane “është turpruar duke pritur dhe duke u mbështetur në besimin e mirë midis palëve”.

Shefi i partisë E Majta Bernd Riexinger e mbështet këtë deklaratë duke thënë “ushtria dhe tornadot gjermane duhet të largohen menjëherë pas fyerjeve të fundit nga qeveria turke”.
Mbetet vetëm tërheqja
Ministri i Jashtëm Gabriel kishte njoftuar pas takimit me homologun e tij turk Mevlut Cavusoglu në Ankara, që Turqia nuk do të garantojë asnjë të drejtë ligjore që të vizitohen ushtarët gjermanë.

Poltikani i SPD-së nuk sheh tani më zgjedhje tjetër pos tërhëqjes. Me kujdes shefi i diplomacisë gjermane tha që të dyja palët besojnë që pas zgjidhjes së problemit Incirlik, mardhëniet gjermano-tuke do të përmisoheshin.

Po ashtu edhe Kacelarja ka sinjalizuar kohën e fundit se durimi i saj është i kufizuar, sa i përket kësaj çështjeje. Ministria e Mbrojtjes Ursula von der Leyen ka sugjeruar një bazë të re për avionët tornado të ushtrisë gjermane, në Jordani. /DW/

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit