Home ShendetI Ushqimet që n...

Ushqimet që ndihmojnë për të zvogëluar djegien nga dielli

13
0

Me ardhjen e sezonit të verës, lëkura kërkon një kujdes më të veçantë. Për t’u mbrojtur nga dielli, përpos përdorimit të kremit kundër rrezeve, duhet të konsumoni dhe disa ushqime të shëndetshme. Këto ushqime përmbajnë lëndë ushqyese të cilat parandalojnë lëkurën nga rrezet e dëmshme ultraviolet.

Domate

Domatet përmbajnë vitaminë C, antioksidantë dhe likopen, të cilat mbajnë të hidratuar lëkurën dhe trupin. Domatja parandalon rrezet UV të hyjnë thellë brenda lëkurës dhe mbron indet e lëkurës nga rrezet e diellit.

Ushqimet Omega 3

Ushqimet Omega 3 të tilla si vajrat e peshkut dhe farat chia kanë acide yndyrore omega-3 që mbrojnë lëkurën nga rrezet UV dhe gjithashtu ndihmojnë në zvogëlimin e shumë problemeve të tjera të lëkurës. Përveç kësaj, ajo parandalon dëmtimin e lëkurës nga radikalet e lira.

Perime me gjethe

Perimet me gjethe përmbajnë vitamina, minerale, antioksidantë dhe ushqyes të tjerë që mbrojnë lëkurën nga dëmtimi i diellit.

Kastravec

Kastraveci përmban antioksidantë, tanine, vitamina-C dhe flavonoid i cili ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e diellit dhe gjithashtu siguron freski të lëkurës.

Karrota

Karota përmban betakarotinë dhe vitaminë A, e cila ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga shumë probleme dhe gjithashtu mbron nga rrezet e dëmshme të diellit. Përveç kësaj, konsumimi i karotave parandalon edhe dëmtimin e qelizave të lëkurës.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Shendeti

Më shumë nga Shendeti

Lajmet e Fundit

Te Fundit