Home Uncategorized Ushqimet që j...

Ushqimet që ju zgjasin jetën

61
0

Eliksiri i jetëgjatësisë nuk është një ëndërr e pamundur si makina e kohës, ai gjendet në tryezat tona. Edhe pse stili i jetesës dhe aktiviteti fizik luajnë një rol të rëndësishëm, ushqimi është ai më kryesori. Dan Buettner, një kërkues shkencor i specializuar për jetëgjatësinë, ka arritur në përfundimin se këto janë shtatë ushqimet që zgjasin jetën.

Frutat e thata, janë një ndër ushqimet më të mira që mund të konsumoni, duke qenë se janë të pasura me yndyra të shëndetshme, proteina dhe fibra. Një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Harvardit ka zbuluar se njerëzit që konsumojnë fruta të thata rregullisht jetojnë më gjatë dhe janë më pak të rrezikuar të preken nga sëmundjet vdekjeprurëse. Sipas këtij studimi, konsumimi i rregullt i arrave, gati 30 gramë, në 4-5 ditë të javës i shton njeriut dy vite jetë.

Drithërat, shumë njerëz mendojnë se për t’u ushqyer shëndetshëm duhet të shmangim karbohidratet. Në fakt nuk është ide e mirë. Ka disa lloje karbohidratesh që janë shumë të rëndësishme për shëndetin dhe drithërat janë nga më të shëndetshmit që mund të zgjidhni. Ato janë të pasur me vlera të ndryshme ushqyese, sidomos fibra.
Vaji i ullirit, nuk duhet të frikësoheni nga yndyra nëse e merrni atë nga burimet e duhura. Yndyrat e pangopura ulin rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, dhe vaji i ullirit është një burim i mirë i këtyre yndyrave.
Hudhra është e pasur me lëndë të ndryshme ushqyese që mund të bëjnë gjithçka. Parandalon sëmundjet e zemrës, ul tensionin e gjakut dhe ka veti antinflamatore etj.Vetëm duhet të keni kujdes me sasinë që konsumoni, pasi janë të pasura me shumë kalori.
Peshku është një burim i mirë i acideve yndyrore omega 3 dhe proteinave, lëndë ushqyese këto shumë të rëndësishme për shëndetin. Një studim i kryer në vitin 2016 zbuloi se konsumimi i peshkut ul rrezikun e vdekjes nga çdo shkaktar. Më të preferuarat në këtë rast do të ishin sardelet dhe merluci, të cilët nuk janë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të mërkurit apo substancave të tjera kimike.
Manaferrat, të gjitha frutat janë të mira për shëndetin, por manaferrat janë një ndër më të mirat. Ato përmbajnë më pak nivele të sheqerit se shumësia e frutave, plus kanë sasi shumë të lartë fibrash dhe antioksidantësh në krahasim me frutat e tjera të pyllit.
Avokado, ashtu si vaji i ullirit, edhe avokado është e pasur me yndyra të pangopura. Avokadoja është i mirë për shëndetin e syve, ndihmon në absorbimin e lëndëve ushqyese dhe favorizon humbjen në peshë.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit