Home Uncategorized Ulet kosoja e...

Ulet kosoja e Lekut, tani kreditë më lirë

20
0

pasi i bie që normat e interesit për kreditë të jenë më të ulëta në shlyerjen e tyre, duke predispozuar kështu nxitjen e individëve dhe bizneseve. Në fakt, qëllimi i uljes së normës bazë të interesit lidhet me dekurajimin e kursimeve dhe nxitjen e kreditimit dhe investimeve për të mundësuar kësisoj një ritëm më të lartë të rritjes ekonomike. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka cilësuar në një fjalim të tij të fundit, se janë miliarda lekë që figurojnë nëpër depozitat bankare. Dhe të cilat në fakt, po të viheshin në qarkullim do ta ndihmonin konsumin, duke i dhënë kësisoj një ndihmë të madhe ekonomisë vendase. Sakaq, një lëvizje e tillë u paralajmërua dhe pardje, ku në konferencën e përbashkët për shtyp me FMN-në, zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë Elisabeta Gjoni tha se politika monetare do të vazhdojë të jetë lehtësuese, duke paralajmëruar hapa të tjerë në këtë drejtim. Kjo u mbështet dhe nga shefi i FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, që pohoi se politika monetare e Bankës së Shqipërisë duhet të vazhdojë të mbështesë politikat ekonomike. Teksa një ulje e normës ishte planifikuar që në shtator, por vendimi u shty pas situatës së krijuar me largimin e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Kjo në fakt është hera e dymbëdhjetë, që institucioni monetar qendrore redukton normën bazë, që nga shtatori i vitit 2011, kur edhe filloi politika agresive lehtësuese monetare, që synonte uljen e kostos së Lekut dhe nxitjen e kreditimit dhe investimeve në ekonomi. Nga ana tjetër, ulja e normës bazë vjen në një kohë që norma e interesit të letrave me vlerë afatshkurtër të qeverisë kishte filluar rritjen prej disa javësh, duke reflektuar tërheqjen e bankave në investimet në bono thesari dhe duke rritur koston e shërbimit të borxhit të qeverisë.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit