Home Bota Ukrainë, fill...

Ukrainë, fillon tërheqja e trupave nga linja e frontit

89
0

Ukraina dhe separatistët pro-rusë kanë filluar tërheqjen e trupave të tyre nga një sektor kyç i linjës së frontit në lindje të vendit, një prelud i mundshëm për një samit paqeje shumë të pritur, njoftoi sot ushtria ukrainase.

“Tërheqja e trupave dhe ushtrisë ka filluar mes fshatrave të Petrivskes dhe Bogdanivkas”, deklaroi për gazetarët e pranishëm në vend një zyrtar i lartë i ushtrisë ukrainase, Bogdan Bondar.

Agjencia zyrtare e lajmeve DAN, theksoi në faqen e saj në internet se autoritetet e Republikës popullore të Donetskut (DNR) kanë përshëndetur fillimin e tërheqjes së armëve dhe ushtarëve nga ky sektor.

Shumë i kodifikuar, fillimi i kësaj tërheqjeje ka nisur pak pas orës 12:00 (10:00 GMT), me dërgimin nga separatistët dhe ukrainasit të sinjalizimeve për të treguar se të dy kampet ishin gati për t’u tërhequr.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit