Home Bota U përpoq të a...

U përpoq të arratisej nga burgu duke u veshur si vajza e tij, i jep fund jetës në qeli baroni i drogës

116
0

Bëhet fjalë për baronin e drogës nga Brazili Clauvino da Silva, 42 vjeç.

Disa ditë më parë, u përpoq të arratisej nga burgu duke u veshur si vajza e tij, pas vizitës që kjo e fundit i kishte bërë. Mesa duket do linte të bijën brenda dhe vetë do arratisej. Por ai u arrit të kapej pa shkuar shumë larg.

Ai ishte duke vuajtur një dënim 73-vjeçar në burgun Bangu, Rio de Janeiro, kur u kap duke tentuar që të dilte nga burgu i veshur me një maskë femre. Por sot, mediat shkruajnë se ai është gjetur së fundmi i pajetë në qelinë e tij. Raportohet se ai humbi jetën të martën pasi ishte varur me çarçafin e shtratit. Autoritetet e burgut në Rio kanë nisur hetimet për vdekjen e të dënuarit. Da Silva, njihen ndryshe edhe me nofkën “Shorty”ose’ Bajito.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit