Home Bota Trump: Kam mb...

Trump: Kam mbështetur vendimin e vendeve arabe për ndërprerjen e marrëdhënieve me Katarin

8
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi të martën se ai ka qënë mbështetës i vendimit të shteteve arabe, duke përfshirë Arabinë Saudite dhe Egjiptin për të ndërprerë të gjitha lidhjet me Katarin mbi dyshimin se ka mbështetur grupet militante.

Shtëpia e Bardhë më vonë raportoi se Trumpi  kishte zhvilluar një bisedë telefonike me mbretin e Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz al-Saud mbi eliminimin e promovimit të ekstremizmit nga çdo komb në rajon, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.

Të hënën, Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Jemeni njoftuan se po prishnin lidhjet diplomatike dhe mbyllnin kufijtë me Katarin, duke akuzuar shtetet e Gjirit për mbështetje të terrorizmit në Siri dhe Jemen.

Vendimi u morë dy javë pas pjesëmarrjes së Trumpit në një takim në Arabinë Saudite me rreth 50 drejtues myslimanë që u përqëndruan në ndërtimin e një partneriteti kundër terrorizmit.

Uashingtoni ka kohë që kritikon Katarin si të dyshuar për financimin e grupeve ekstremiste të dhunshme, por kombi i vogël i Gjirit i cili është i pasur me gaz dhe naftë ka gjithashtu një qendër kryesore ushtarake amerikane.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, ka hedhur poshtë komentet e Trumpit duke këmbëngulur se Doha duhet të bënte më shumë për të luftuar terrorizmin.

Ndërkohë, emiri i Kuvajtit, Sabah al-Ahmed zhvilloi bisedime me mbretin Salman në Jeddah, në një përpjekje për të zbutur krizën, e konsideruar si një nga sfidat më të mëdha që ka goditur Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) që përfshinte Arabinë Saudite, Bahrain, Katarin , Omanin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe , që gjatë krijimit të tij në vitin 1981.

Kuvajti është gjithashtu një anëtar i GCC por nuk është bashkuar në aksionin kundër Katarit. Emiri u largua nga Arabia Saudite pas një “vizite vëllazërore”, tha agjencia shtetërore kuvajtiane e lajmeve, KUNA, pa dhënë detaje mbi bisedimet.

Katari kishte treguar se ishte i gatshëm të kishte ndërmjetësimin e Kuvajtit mbi hapat e marra kundër tij, të cilin, ministri i Jashtëm Mohammed al-Thani e quajti si të paprecedentë dhe të njëanshëm.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit