Home POLITIKE Trafiku i ple...

Trafiku i plehrave jashtë Italisë, 14 të arrestuar në Siçili, pjesë e mafias

40
0

Kompanitë që transportojnë mallra nga Italia drejt Maqedonisë përmes territorit të Shqipërisë, janë përfshirë në dosjen e skandalit të plehrave që u publikua nga mediat italiane. Sipas një investigimi të gazetarëve të huaj, 1300 kontenierë me plehra, mes tyre edhe mbetje kimike hynë në vendin tonë, por nuk e kaluan kufirin për në Maqedoni. Dyshimet janë se mbetjet u groposën në Shqipëri.

Por cfarë kanë zbuluar deri tani prokurorët?

Hetuesit kanë konstatuar se janë 7 kompani transporti, që presin kontenierët në portin e Durrësit, i dërgojnë në Qafë-Thanë dhe më pas i kalojnë për në Maqedoni.

Nga verifikimi në doganën e Durrësit, hetuesit zbuluan se gjatë vitit të kaluar në Shqipëri hynë 3700 kontenierë nga Italia. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë për Lapsi.al se nga dokumentat rezulton se kontenierët kanë pasur ngarkesa të ndryshme, që nga ushqimet deri tek veshjet apo aksesorë të ndryshëm. Nga verifikimi i dokumentave, deri tani nuk ka të dhëna se konteinerët kanë qenë të ngarkuar me lëndë kimike apo radioaktive, siç thuhet në investigimin e gazetarëve italianë.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë për Lapsi.al, se prej dy ditesh, oficerët e krimeve po punojnë në Qafë-Thanë, për të verifikuar nëse konteinerët kanë dalë të gjithë jashtë Shqipërisë apo jo.

Krahasimi i numrit të konteinerëve që hynë nga Porti i Durrësit dhe ato që dolën në pikën kufitare të Qafë-Thanës, do të japë një ide më të qartë të asaj që ka ndodhur.

Skandali u hap nga portali italian, Pianeta Italia Neës, i cili publikoi dokumentat që tregonin marrëveshjen e nënshkruar mes provincës së Imperias në Itali dhe kompanisë që do të bëjë transportin e mbetjeve drejt Maqedonisë, duke kaluar tranzit në Shqipëris. Në 3 faqet e kontratës flitet për cmimet që do të paguajnë komunat e rajonit të Imperias dhe për transportin në bazë të peshës. Megjithëse dyshimet u shtuan kur u zbulua një vendim i qeverisë për “Lëndët e rrezikshme kimike”, me të cilin iu hap rruga importit dhe kalimit të tyre tranzit në vendin tonë. Nga ana tjetër, qeveria e mohoi kategorikisht lajmin. Reagimi i Edi Ramës ka qenë mohues për çdo pretendim. Në një intervistë televizive, ai paralajmëroi hapjen e një procesi gjyqësor për shpifje ndaj gazetarëve italianë.

Trafiku i plehrave jashtë Italisë, 14 të arrestuar në Siçili, pjesë e mafias

Një operacion policor është kryer nga policia italiane në lidhje me trafikun e mbetjeve.

Sipas mediave italiane, 14 persona janë arrestuar në Itali, të cilët akuzohen se janë të përfshirë në trafikun e plehrave jashtë Italisë.

Dy prej të arrestuarve janë biznesmenë, babë e bir, të cilët janë pjesë e mafies “Cosa Nostra”.

Policia italiane ka vendosur nën sekuestro edhe 6 kompani si dhe asetet e tyre, vlera e të cilave shkon në 50 milionë Euro.

Hetuesit thonë se të arrestuarit përfitonin shuma të mëdha parash nga trafiku i paligjshëm i mbetjeve, të cilat i eksportonin jashtë Italisë.

Ndërkohë, në Shqipëri ka nisur një debat i madh pasi dyshohet se kanë hyrë në mënyrë ilegale 1300 kontenierë me tonelata mbetje të rrezikshme.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit