Home ShowBiz “Thikat...

“Thikat e mia”, për herë të parë “Këngën Magjike” e fiton një artist i ri (VIDEO)

71
0

Kënga Magjike e këtij viti ishte ndryshe. Për herë të parë festivali nuk u mbajt në Pallatin e Kongreseve, por në skenën e së “Dielës Shqiptare”. Për herë të parë, fitues është një artist i ri, edhe pse ka vite në skenë. Alban Ramosaj u shpall fitues me një diferencë të madhe votash mbrëmjen e djeshme.

“Thikat e mia”, një kompozim nga studio e “Three Dots” dhe nga vetë artisti, rrëmbeu zemrat e të gjithëve, ndaj dhe u shpall si kënga fituese. Çdo vit jemi mësuar që fitues del një artist që ka vite në skenë dhe këtë vit Albani e theu “rregullin”.

Gjatë gjithë procesit të votimit, Albani dukej i hutuar dhe me vështirësi mbante lotët. Pasi mori çmimin nga fituesja e edicionit të kaluar, Eneda Tarifa, Ramosaj falenderoi bashkëpunëtorët dhe në veçanti të ëmën. “Kjo është për ty mam, për çdo gjë që ke bërë për mua”, tha ai. Në vendin e dytë u renditën Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni me këngën “E para”, ndrësa në të tretin artistja nga Gjerorgjia Nutsa.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit