Home Sporti Teuta – Tiran...

Teuta – Tirana/ Shkëmbi: Shpresoj që kjo të jetë ndeshja e kthesës!

28
0

Të shtunën në orën 17:00 Teuta pret në “Niko Dovana” skuadrën e Tiranës në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-në në Kategorinë Superiore.

Në një deklaratë për medita, trajneri i “Djemve të Detit”, Bledi Shkëmbi tha se kjo përballje duhet të jetë një kthesë për të besuarit e tij që kanë marrë vetëm një fitore në 4 ndeshjet e fundit.

“Do doja më shumë që ekipi në tërësi të ishte më mirë në fazën sulmuese dhe sulmuesit të ishin më afër portës dhe të shënonin rastet e paraqitura. Shpresoj që kjo të jetë ndeshja e kthesës. Së pari shpresoj që tifozët të na mbështesin në çdo ndeshje dhe jo vetëm kur të luajmë me Tiranën. Sa i takon “ish”-ëve, mendoj se nuk do të thotë asgjë. Çdo lojtar jep maksimumin me skuadrën që luan”, tha fillimisht ai.

Përballja me Ahmatajn: Nuk e shoh si përballje individësh, është sfidë mes skuadrave. E kam thënë edhe vjet, nuk kemi garë mes njëri-tjetrit dhe as duhet të kemi. Gara është mes skuadrave. Çdo trajner bën maksimumin, të bëjë atë që duhet për të fituar. Mendoj se Teuta është më e fortë se Tirana, pasi kam lojtarët e duhur për t’i mundur ata.

Sfidë mes miqve: Te Tirana kam dy miq të mirë, Kristi Vangjelin dhe Tefik Osmanin. Pa diskutim që do të doja ta fitoja unë këtë ndeshje. Do jetë ndeshje e bukur, e luajtur mirë dhe për arsyen që fusha do jetë në një nivel më të mirë sesa ka qenë. Kjo do të jetë një shkak që të jetë një ndeshje e bukur.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit