Home Bota Të paktën 16 ...

Të paktën 16 të vrarë nga dy sulme me bomba në Kabul

35
0

Të paktën 16 persona janë vrarë dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur nga dy sulmet me bomba që goditën sot Kabulin. Përgjegjësinë për sulmet e kanë marrë talebanët.

Në makinë-bombë shpërtheu në portat e selisë së policisë në perëndim të Kabulit, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najib Danish.

Ai ka thënë se disa militantë më pas kanë hyrë në oborrin e policisë dhe janë konfrontuar me policinë.

Ndërkaq, Danish ka treguar se një sulmues vetëvrasës ka hyrë në një zyre në lindje të Kabulit, ku gjendet agjencia kombëtare e inteligjencës dhe ka shpërthyer eksplozivët e tij. Nga ky sulm, janë vrarë të paktën dy persona.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, ka marrë përgjegjësinë për të dy sulmet.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit