Home Aktualitet Të gjithë pa ...

Të gjithë pa maska, edhe pse rastet me Covid rriten

8
0

Numri i personave të infektuar me koronavirus po rritet ndërkohë që qytetarët thuajse i kanë harruar masat parandaluese. Një vëzhgim i Ora News në terren konstatoi se qytetarët nuk mbajnë maska ndërsa distancimi social nuk respektohet në shumicën e rasteve. Për psikologët kjo lidhet me dëshirën e njerëzve për të harruar pandeminë, por edhe me mosbesimin tek autoritetet.

Këto ishin pamjet e rrugëve të kryeqytetit paraditen e të hënës kur Ministria e Shëndetësisë raportoi një numër record infektimesh të reja me koronavirus.

Shifrat e të prekurve po shtohen çdo ditë e më shumë, por qytetarët duken se kanë humbur ndërgjegjësimin për të bërë kujdes.

Thonë se përpiqen ta ruajnë distancimin fizik, por maskat dhe dorezat nuk i mbajnë.

Megjithëse nuk e aplikojnë rekomandimin e mjekëve, qytetarët thonë se nuk janë të qartë, për mbrojtjen që të ofron mbajtja e maskës.

Për psikologët se situata e krijuar, lidhet me disa faktorë.

Ministria e Shëndetësisë dhe mjekët kanë apeluar në mënyrë të përsëritur për ndërgjegjësimin e qytetarëve duke apeluar që secili të marrë masa personale me qëllim shmangien e rikthimit në karantinë.

/Ora News

 

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit