Home Bota Tatuazhi i me...

Tatuazhi i merr jetën të riut

7
0

Një i ri vetëm 31-vjeç, ka ndërruar jetë pas një infeksioni që kishte marrë teksa notonte e ndërsa kishte vetëm 5 ditë që kishte bërë një tatuazh në këmbë. I riu në fjalë jetonte në Teksas të SHBA-ve dhe kishte bëre në këmbën e tij një tatuazh ku shkruhej: “Jezusi është jeta ime”, por nga ana tjetër ai nuk e mori parasysh porosinë e artistit që i bëri tatuazhin. Mes porosive më të rëndësishme ishte mbajtja e tatuazhit të pastër dhe mbuluar pasi trupi në atë pjesë mund të marrë shumë kollaj infeksion. Gjëja e parë që duhet shmangur është njomja e tij. Këtu përfshihen dushet e shpejta dhe në asnjë mënyrë noti. Ekspertët paralajmërojnë shmangien e ekspozimit veçanërisht ndaj ujërave të papastra në kohën që lëkura aty ku është bërë tatuazhi riparon veten. Dhe pikërisht këtë bëri 31-vjeçari. Ai shkoi për not në oqean, në Gjirin e Meksikës, në SHBA. Sipas një raporti të publikuar javën e kaluar në “BMJ Case Reports”, i riu, emri i të cilit nuk jepet, ishte një latin që jetonte në Teksas. Pesë ditë pasi kishte vizatuar tatuazhin, ai shkoi për not. Tre ditë pas kësaj ai u shtrua në Parkland Memorial Hospital në Dallas me dhimbje të forta në të dyja këmbët. Si simptoma kishte edhe dridhje e skuqje rreth tatuazhit e gjetkë në këmbë. Drejtuesi i raportit, Dr. Nicholas Hendren nga Universiteti i Teksasit tha se, “pacientët që vijnë në spitalin tonë vijnë në gjendje të rënduar dhe gjendja e tij ishte prej më të rëndave që na janë paraqitur”. “Ai ishte në fazat e para të shokut septik dhe veshkat e tij kishin plagë”, tha ai duke shtuar se “sëmundja u përhap brenda 12 orësh, çka është tipikë për këtë infeksion”.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit