Home Bota Takimi i Merk...

Takimi i Merkel me industrinë e makinave/ Kancelarja premton 1 milionë stacione karikimi

65
0

Kancelarja Angela Merkel, tha se Gjermania duhet të ketë 1 milionë stacione të karikimit për makinat elektrike deri në vitin 2030, përpara takimeve me përfaqësuesit e industrisë së makinave këtë javë, ku do të bisedohet për mënyrën se si të përshpejtohet konvertimi në makina elektrike.

“Për të arritur këtë objektiv, ne duam të krijojmë 1 milionë stacione të karikimit deri në vitin 2030 dhe industria do të duhet të marrë pjesë në këtë iniciativë”, tha Merkel.

Gjermania ka aktualisht një kapacitet prej 20,000 stacione publike të karikimit të makinave elektrike.  Takimi me kancelaren për këtë çështje është i dyti deri më tani dhe vë në dukje urgjencën e gjermanisë në mënyrë që sektori i transportit të arrijë objektivat kombëtare të ndotjes.

Takimi do të përqëndrohet në promovimin e alternativave ndaj benzinës dhe naftës, përfshirë  qelizat e karburantit me hidrogjen si dhe bateritë. Qeveria dhe industria e makinave do të ndajnë kostot e subvencioneve për të tërhequr blerësit.

Qeveria synon gjithashtu që të ruajë vendet e punës në prodhimin e makinave dhe pjesëve të tyre.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit