Home Aktualitet Superoperacio...

Superoperacion i madh i policisë italiane, sekuestrohen 157 kg kokainë e hashash. Arrestohen 32 persona, shumica shqiptarë

157
0

Policia italiane ka goditur një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës që vepronte në Breshia dhe në rrethina.

Nga operacioni i policisë të vendit fqinj janë arrestuar gjithsej 32 vetë, kryesisht shqiptarë. Forcat policore në Itali kanë sekuestruar gjithsej 157 kilogramë drogë të llojeve kokainë, marijuanë dhe hashash.

Arrestimet u bënë midis Bergamo, Monza, Reggio Emilia dhe Bolzano. Droga, që shkonte në Itali përmes Shqipërisë, Holandës dhe Spanjës, në rast se do të shitej në treguin vendas, do të fitohej prej saj shuma prej 6 milionë eurosh.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit