Home Uncategorized Sulm politik....

Sulm politik. Drejtori i Spitalit të Beratit shkarkohet pa prova

3
0

Gjatë një takimi me dyer të mbyllura me shefat e pavionëve, ministri teknik i Shëndetësisë mësohet se ka shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Spitalit Rajonal Berat, Idlir Farshërin.

Në vend të tij është emëruar Asqiri Vasili. Ky vendim i ministrit vjen pasi policia nisi hetimet për Farshërin, pasi dyshohet se ka blerë vota vota për llogari të një partie politike.

Ai akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit aktive në zgjedhje” dhe  “Përdorimi i funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore”.

Para se të fliste prokuroria, akuzat janë bërë publike nga Ministrat Teknikë të PD dhe fillimisht janë njoftuar mediat.

E gjithë kjo skemë të bënë të mendosh se institicionet nuk kanë zbatuar ligjin, por po përdoren politikisht. Shkaku pse është zgjedhur drejtori i Beratit lidhet me peshën elektorale të LSI-së në këtë qark. PS dhe PD po sulmojnë në mënyrë antiligjore një forcë politike, duke bërë padi për anëtarët e kësaj partie. Kujtojmë që asnjë provë konkrete nuk është publikuar për abuzime të drejtorit të LSI-së. Ka vetëm deklarata për shtyp që vijnë nga zyrat e PS dhe PD.

ImageIdlir Frashëri

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit