Home Aktualitet Sulm në Shqip...

Sulm në Shqipëri, të tjera emra skedohen nga SHISH

73
0

Hetimet për persona të tjerë me origjinë iraniane, të cilët bashkëpunonin me anëtarë të celulës terroriste iraniane që vepronte në Shqipëri, vijojnë dhe disa prej tyre dyshohet se do të ndihmonin për të sulmuar kampin e muxhahedinëve “Hashraf 3” në Manëz të Durrësit. Shërbimi Informativ Shtetëror, bashkë me antiterrorin e Policisë së Shtetit kanë nisur kërkimet për të vërtetuar thëniet e anëtarit të Këshillit Kombëtar të rezistencës iraniane, Ali Safavi.

Dyshohet se personat që janë në verifikim do të ndihmonin anëtarët e tjerë të grupit terroriste për të sulmuar kampin e muxhahedinëve “Hashraf 3” në Manzë të Durrësit në fund të marsit 2018.

Në total numri i personave që do të kryenin akte ekstremiste ka qenë 12 dhe rolet e tyre ishin specifikuar më herët nga kreu i grupit Peyman. Nga verifikimi i sistmit TIMS ka rezultuar se nga 15 deri ne 30 Mars 2018 kanë hyrë brenda territorit shqiptar më shumë se 20 persona me origjinë iraniane që janë skeduar nga agjencitë e inteligjencës kombëtare dhe ndërkombëtare.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit