Home Magazine Studimi që rr...

Studimi që rrëzon “mitin”! Shqipëria ndër të parat në botë në drejtim të sigurisë shëndetësore

47
0

Shqipëria renditet në vendin e 39-të në botë ndër 195 shtete të ndryshme të globit në “indeksin global të sigurisë shëndetësore”, duke lënë pas në renditje vende si: Turqia, Rumania, Bullgaria, apo Çekia, Serbia e Bosnje Hercegovina.

Ky indeks është i pari në llojin e tij për matjen e sigurisë shëndetësore. Për hartimin e tij kanë punuar rreth 100 kërkues për 1 vit, ndërkohë që raporti është një bashkëpunim i qendrës John Hopkins dhe njësisë së inteligjencës së “The Economist”.

Indeksi i përgjithshëm përpilohet mbi bazën e 6 nën-indikatorëve: parandalimi i emergjencave, zbulimi i hershëm, përgjigja e shpejtë, sistemi shëndetësor, përmbushja e normave ndërkombëtare, si dhe  risku ambiental e vulnerabiliteti për sulme biologjike.

Në indeksin e përgjithshëm, në atë të zbulimit të hershëm dhe atë të përgjigjes së shpejtë ndaj përhapjes së një pandemie, vendi ynë renditet ndër 40 vendet e para të listës.

Performanca më e dobët vjen në drejtim të riskut ambiental dhe atij të sulmeve bilogjike, ku renditemi në vendin e 100-të në botë. Në të 6-të nën-indikatorët vendi ynë performon mbi mesataren globale.

Në nivel botëror, Shtetet e Bashkuara të Amerikës zenë vendin e parë ndërsa në vend të fundit renditet Guinea Ekuatoriale. /SCAN

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit