Home POLITIKE Strazimiri: O...

Strazimiri: Opozita nuk ka një ofertë qeverisje, por të tregojmë që s’jemi dele

16
0

Megjithatë, ai thotë se opozita nuk ka ende një ofertë qeverisëse për vendin.

Nuk janë mbajtur premtimet, janë mashtrime….asnje nga premimet e dhëna nga Rama nuk është mbajtur, përkundrazi. Ka bërë të kundërtën. Protesta synon të mbledhë e ringjallë ndjeshmërine qytetare, përpara se të jetë vonë, përpara arrogancës dhe shtetit ligjor. Ai është arrogant, fyes e mospërfillës.

Besoj se kjo është një arsye për t’iu thënë qytetarëve të tregojmë sot se ne nuk jemi një tufë delesh, që gënjehemi në këtë mënyrë. Ne nuk jemi nga ata që nga momenti që na ke gënjyer dhe na ke marrë votën, thua po shihemi pas katër vjetësh ndërkohë unë do të vjedh pak dhe ju do të varfëroheni shpejt.

Është Kryeministri i parë i qeverisë së vetme në një vend që zgjidhet në mënyrë demokratike që gënjen në 100% të premtimeve që ka dhënë.

Jemi shumë herët për tek oferta jonë qeverisëse. Së pari duhet të ndalemi tek mashtruesit” tha ai për Ora News.

Por sa në faj e ndjen opozita veten që prej muajsh, qëndron jashtë sallës së parlamentit dhe çfarë ka të vërtetë në zërat se opozita do ulet në poltronat e parlamentit pas 22 nëntorit?

Këtu nuk është çështja ka apo nuk ka kohë, kohën opozitës nuk ja jep zoti Meta dhe asnjë prej atyre që sot përmes mashtrimit të 23 qershorit padrejtësisht drejtojnë Shqipërinë dhe paligjshmërisht drejtojnë Shqipërinë dhe varfërojnë çdo ditë shqiptarët.

Bojkotimi i parlamentit ka qenë i detyruar, nuk ka qenë vendim i dëshiruar prej nesh. Sigurisht që ka qenë një vendim i dhimbshëm, një vendim i detyruar, nuk besoj se kemi pasur alternativë tjetër dhe besoj se kemi bërë gjënë e duhur”.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit