Home Bota Spiuni i ISIS...

Spiuni i ISIS, që e tradhtoi al-Baghdadin, ishte njeri i brendshëm i shtyrë nga hakmarrja

23
0

Udhëheqësi i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi u tradhtua nga një anëtar i rrethit të tij të afërt që ndihmoi për t’i dërguar forcat amerikane në kompleksin ku ai strehohej, në veri të Sirisë.

Komandanti i Forcave Demokratike Siriano-Kurde, Gjenerali Mazloum Abdi, tha për NBC News se ai kishte kaluar muaj duke ndjekur një spiun brenda radhëve të ISIS, i cili e ndiqte al-Baghdadin kur transferohej sa në një shtëpi në tjetrën për t’u mbrojtur, derisa më në fund u bllokua përfundimisht në një tunel poshtë njërës prej tyre.

Abdi nuk e identifikoi spiunin, por zyrtarët e shërbimit sekret kurd e përshkruan atë si një arab që kishte shumë të afërm në ISIS.

Abdi tha se arsyeja kryesore që shtyu informatorin, ishte hakmarrja: “Unë mendoj se ai ishte nën një presion të madh prej familjes së tij,- tha gjenerali. “Të afërmit e tij u trajtuan në mënyrë të pashpirt nga ISIS dhe ai nuk besonte më në të ardhmen e ISIS. Ai kërkonte hakmarrje mbi ISIS dhe mbi Baghdadin vetë.”

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit