Home Bota Sindakata stu...

Sindakata studentore i bashkohet protestave në Hong Kong, përplasen me policinë

29
0

Mbrëmë Hong Kongu mbante plagët e një tjetër nate proteste të dhunshme, me kapele të forta, çadra dhe shishe uji që rrënuan disa rrugë qendrore, pasi Pekini kishte caktuar të bënte një njoftim mbi qëndrën e krizës më të keqe financiare aziatike që nga viti 1997. Tensionet u ngriten më shumë pasi policia arrestoi një student, duke e akuzuar atë për armëmbajtje. Për arrestimin e studentit ka reagur sindikata studentore e Universitetit Baptist të Hong Kong duke u shprehur se akuzat ishin sajuar.
Kreu i zyrës së kabinetit të Pekinit, Zhang Xiaoming, duke folur në një seminar në Shenzhen theksoi se qeveria kineze është “shumë e shqetësuar” për protestat që kanë vazhduar për dy muaj kundër autoriteteve lokale, dhe se “po vlerëson vendimet që duhen marrë, në të gjitha nivelet”.
Nga ana tjetër qeveria Australiane u ka bërë thirrje qytetarëve të tyre që “t’i kushtojnë vëmendje të madhe” udhëtimeve të tyre në Hong Kong, për shkak të “rreziqeve të dhunës”. Muajin e kaluar paralajmërime të ngjashme u lëshuan edhe nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Japonia.

Burimi: Ansa

/M.Noka-Koha Jone/

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit