Home Bota Si “vul...

Si “vullneti perëndimor” do të tërheqë turistë në Arabinë Saudite?

27
0

Nën hijen e përvjetorit të parë të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi dhe mes tensioneve të përshkallëzuara në Jemenin fqinjë, Arabia Saudite ka hapur dyert e saja për turizëm për herë të parë.

Fakti është se ky vend ka qenë i shkëputur nga shumë perëndimorë deri ditët e sotme. Një imazh i dobët në shtyp, krahas akuzave për abuzime të të drejtave të njeriut, e kanë bërë të largët idenë e turizmit në këtë shtet, për  të mos përmendur këtu edhe vështirësitë për marrjen e vizës.

Por tashmë pengesa e vizave është hequr, pasi njoftimit të qeverisë mbi skemën e saj të re të turizmit në shtator. Viza e re turistike lejon vizitorët nga 49 vende, përfshirë të gjitha vendet e BE-së përveç SHBA, Kanada, Kinë, Japoni dhe Rusi ndër të tjera, të paguajnë pas mbërritjes për një vizë 90-ditore të turizmit me një kosto prej 106 euro.

Bordi i turizmit shpreson se viza e re do ta bëjë më të lehtë për njerëzit që të zbulojnë këtë vend pa nevojën e grupeve të organizuara por individualisht. Dhe vlen të theksohet se ka shumë më tepër për të zbuluar se sa mund të imagjinojmë.

Pjesa më e madhe e Arabisë Saudite ka qenë nën ujë miliona vjet më parë, dhe kjo duket në peizazhet me shkëmbinj që dalin nëpër shkretëtirë, duke formuar ato që ishin dikur raftet dhe shkëmbinjtë koralorë. Ndërkohë, bregdeti i Detit të Kuq siç është tani është një pamje e ngjashme me atë të Maldive. Ka më shumë se 1100 ishuj të vegjël dhe plotësisht të pazhvilluar, ishuj që janë si shtëpi në mrekullinë e natyrës.

Por që perëndimorët të zbulojnë pamjet dhe tingujt saudit, ata do të duhet të binden se perceptimet e tyre negative janë ekzagjeruar ose se vendi ka ndryshuar vërtet. Pra, sa liberale është Arabia Saudite gati të bëhet në përpjekjen e saj për të magjepsur turistët? Dhe me çfarë kostoje?

Princi i kurorës, Mohamed Bin Salman, thuhet se është prapa përpjekjes që vendi të heqë varësinë e tij nga nafta dhe të lëviz drejt formave të tjera të të ardhurave. Një xhevahir i ndritshëm i këtij plani është që Arabia Saudite të bëhet qendër e turizmit ndërkombëtar. (Euronews)

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit