Home Aktualitet Shqiptari kap...

Shqiptari kapet në Amsterdam me kamionin e mbushur me 674 kg drogë

5
0

Policia holandeze konfiskoi 674 kg drogë të llojit kanabis sativa në një kamion në lagjen Buitenveldert, Amsterdam, Holandë.

Shoferi i kamionit ishte një 35-vjeçar shqiptar i cili u arrestua nga policia ditën e djeshme. Emri i tij nuk është bërë publik ende.

Sipas burimeve, dikush kishte tradhtuar shqiptarin dhe i kishte rrëfyer çdo gjë policisë holandeze për transportimin e sasisë së madhe të drogës.

Kamioni ishte duke dalë nga autostrada A9 në Amstelveen. Oficerët e kishin vëzhguar shoferin dhe e ndaluan në një pikë kontrolli në Doddendaal.

Shqiptari është vënë nën arrest, ndërkohë që hetimi vazhdon sepse dyshohet se ka të tjerë bashkëpunëtorë në operacion./tvklan

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit