Home POLITIKE “Shqipëria e ...

“Shqipëria e madhe”, produkt serb për të mbuluar ambicien e tyre për “Serbinë e madhe”. Merkel i ka prioritet marrëdhëniet me Shqipërinë

25
0

Incidenti me dronin ne stadium thuhet ne shkrim, nxorri ne pah, realitetin e marredhenieve mes dy kombeve dhe shteteve, qe jane te thella, raporton ABC News.

Shkrimi

Ndeshja , qe duhet t’i paraprinte vites se kryeministrit shqiptar Edi Rama ne 22 tetor, tregoi se pavaresisht nga sesa shume prezent eshte shpirti i te ardhmes, ai i te shkuares, eshte mjaftueshem i forte, aq sa te pengoje te ardhmen.

Lenia e ndeshjes Shqiperi- Serbi, ilustron gjithe kompleksitetin e marredhenieve ne Ballkanin Perendimor, duke vene ne pyetje gjithcka qe eshte bere, per te normalizuar keto raporte.

Po çfare duhet bere per te stabilizuar keto marredhenie dhe paqen ne rajon?

Per fat te keq asnje zhvillim nuk eshte arritur pergjate viteve te qeverisjes se Sali Berishes dhe Boris Tadic. Berisha kishte frike nga “shqiptaret e tij” e po keshtu Tadic i druhej “serbeve te tij”.

Por te dy kishin nje te perbashket:

Te dy i drejtuan vendet respektive, duke lejuar sistemin e krimit dhe korrupsionit, te penetronte ne te gjitha sferat e jetes sociale dhe politike. Nese Zoran Xhinxhic, do te ishte ende gjalle, keto raporte do te ishin shume te ndryshme, jo vetem persa i takon Shqiperise, por edhe ne respekt te shqiptareve ne Kosove.

Pak muaj para zgjedhjeve, Sali Berisha perdori karten nacionaliste, bazuar ne idene e krijimit te Shqiperise se Madhe, gje qe krijoi reagime ne fqinjet ballkanike, sidomos ne ata ku jetojne shume shqiptare etnike.

Bashkimi me Kosoven u be subjekt i debatit publik. Sali Berisha e nxorri kete teze, per te mbetur ne pushtet e ne pervjetorin e 100 te shtetit shqiptar, ne nentor 2012. Uashingtoni zyrtar  u kerkoi partive politike dhe liderve, te perqendroheshin tek prioritetet dhe integrimi euro-atlantik, eshte sigurisht njeri prej tyre.

Çfare ndodh sot?

Si Rama dhe Vucic, fituan zgjedhjet parlamentare me nje shumice te madhe, Rama ne qershor 2013 dhe Vucic ne mars 2014.

SHBA dhe BE, veçanerisht Gjermania, e pa kete fitore ne Shqiperi dhe Serbi, si pike kthese drejt nje bashkepunimi me te madh rajonal.

E megjithate edhe Shqiperia, edhe Serbia, mbeten te dominuara nga aparati i forte shteteror i trasheguar nga partite paraardhese.

Per krijimin e qeverise u be dhe kompromisi me LSI-ne , stafi i se ciles ishte pika kyce e korrupsionit ne sektorin e energjise, por qe u be partner ne koalicion me Ramen.

Ne fund te gushtit 2014, kancelarja gjermane Merkel, priti ne Berlin kreret e shteteve dhe qeverive te Ballkanit Perndimor, ne nje konference per bashkepunimin rajonal ne Ballkanin Perendimor.

Ideja e konferences ishte qe te ndryshonte situata nga ajo qe njera pale ishte kunder tjetres, ne ate qe te gjithe te punonin bashke.

Megjithate sinjalet e para te intolerances, u shfaqen mes kryeministri serb Vucic e atij shqiptar Rama 3 dite para konferences se Berlinit.

Kancelarja Merkel informoi se vetem ajo dhe kryeministri shqiptar Rama do te flisnin ne konferencen per shtyp ne fund te aktivitetit.  Qeveria serbe reagoi, duke u shprehur se nuk ishte dakrod qe Rama te ishte perfaqesues i Ballkanit Perendimor.

Edhe pse u spekulua se Vucic mund te refuzonte te shkonte ne Berlin, kancelarja gjermane Merkel nuk ndryshoi vendim dhe konferecna u mbajt sipas planeve te saj.

Rendesia qe Merkel i dha Edi Rames, ishte nje sinjal i forte dhe i qarte, se Berlini kerkon te hape nje kapitull te ri ne raport me Tiranen.

Pas incidentit te ndeshjes, ne skene hyri serish kancelarja gjermane, e cila u perpoq te zgjidhe tensionin mes Rames e Vucic, sigurisht larg syve te publikut.

Rama konfirmoi, se pas nderhyrjes se Merkel, ai dhe Vucic nuk kishin me probleme te komunikonin dhe vizita u shty per ne 10 nentor.

Angela Merkel u investua fort  per te ndertuar besimin mes Rames e Vucic, duke i konsideruar si motori, qe mund te terheqe gjithe Ballkanin Perendimor ne procesin integrues.

Koha do te tregoje nese investimi, do te jete i vlefshem apo nje tjeter zhgenjim nga lideret e ballkanike.

Por ndarjet jane prezente. Pas incidentit te ndeshjes, kryeministri serb Vucic i telefonoi zevendespresidentit amerikan Xho Biden, duke i kerkuar, nese ishte me “Shqipërine e madhe” apo “Serbine normale”?

Kryeministri Rama reagoi fort dhe direkt ndaj qendrimit te Vucic duke thene, se “Serbia normale do te jete nje realitet , vetem kur Serbia reale, te kuptoje, se Shqiperia e madhe eshte obsesioni i tyre dhe jo projekti yne”.

Ne fakt kjo eshte e vertete. Shqiperia e madhe, nuk ka qene kurre projekt i shtetit shqiptar, por nje produkt serb i perdorur si mbulese per ambicien e tyre te Serbise se madhe.

Nje pjese e madhe e shqiptareve jetojne jashte kufirit administrativ, me se shumti ne Maqedoni, Mal te Zi, Serbine e jugut dhe Kosove.

Megjithate, Shqiperia, ne te kundert nga Serbia, asnjehere nuk luftoi me keto shtete per te kthyer kufirin etnik, qe kishte para vitit 1913.

Nga ana tjeter lider serb Sllobodan Miloshevic, beri lufte me Sllovenine, Kroacine,Bosnje Hercegovinen dhe Kosoven, per te krjuar Serbine e madhe dhe per te mbledhur serbet ne nje shtet te vetem.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit