Home POLITIKE Shkarkimi i k...

Shkarkimi i kreut të AMF-së, Braçe: Historitë me pastrim parash e gjobëvënie, banale

44
0

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, ka reaguar nga akuzave të kreut të opozitës Basha për kreun e AMF-së.

Sipas Braçes, historitë e Bashës me pastrim parash janë banale, ndërsa i sugjeron të lexojë raportet dhe të dëgjojë ekspertët pranë PD.

Braçe thotë se kreu i AMF-së në mënyrë të përsëritur ka shkatërruar burimet njerëzore ku janë shpenzuar para nga BB.

Kjo sipas tij ka sjellë pasoja të rënda të treg.

Sa i takon mungesës së deputetëve të LSI-së në Komision, çka shtyu dhe vendimin për shkarkimin e Drejtoreshës Shehi, Braçe thotë se nuk di arsyen dhe se i ka njoftuar për rendin e ditës.

Braçe: Për shkak të ndërhyrjes politike të djeshme të Lulzim Bashës theksoj se Komisioni i Ekonomisë është përgjegjës për vlerësimin e punës së AMF, ngarkohet nga rregullorja dhe praktika e këtij Kuvendi prej vitit 2014. Ky Kuvend ka bërë detyrën e tij, ka dëgjuar AMF, ka ngarkuar grupe pune, ka organizuar seanca dëgjimore dhe detyra të lëna, të njëjtën gjë kemi bërë dhe gjëte vitit 2016 në bazë të detyrave të lëna nga Kuvendi dhe të AMF, personalisht së bashku me anëtarët e tjerë jam angazhuar për të zgjidhur situatën në kohë të ndryshme.

Në mënyrë të përsëritur nga Drejtorja e AMF-së janë shkatërruar burimet njerëzore ku janë shpenzuar para nga BB. Kjo marrëdhënie jo vetëm e Komisionit  të Ekonomisë, është agravuar dhe në vetë Bordin duke degraduar në një marrëdhënie konfliktuale për shkak të vendimeve të marra në kohë të ndryshme. Kjo ka çuar ne vendimarrjen e Bordit të pavarur nga Komisioni i Ekonomisë. Këtu nuk ka asgjë politike, kjo është një çështje në shqyrtim në bazë të rregullores.

E gjithe historia që dëgjova dje me pastrim parash apo për të gjovitur kompanitë e sigurimit është një histori banale. I sugjeroj Lulzim Bashës të lexoj raportet, të dëgjojë ekspertët pranë PD. Kjo lloj historie duhet të marr fund sa me parë, çështja që Bordi ka marrë vendim janë thjesht disa elementë që kane të bëjnë në marrëdhëniet qe ka ky institucion. Ajo qe po ndodh me burimet njerezore ne ate institucion ka sjellë pasoja te renda në treg, ato pasoja qe i gjeni ne raportin e performancës. Nuk e di arsyen e mungesës së deputetëve të LSI, i kam lajmeruar për rendin e dites. Kur nuk ka kuorum nuk mund të marr vendime për aq kohë sa është prioritare kjo çështje do të jetë çështja e parë e rendit të ditës.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit