Home Bota Sheshel sot n...

Sheshel sot në Beograd

17
0

Siç ka raportuar korrespondenti i AA nga Haga, njësinë e paraburgimit e kanë lëshuar dy autokolona me nga dy vetura me xhamat e errëta dhe dritat me lëvizje.

Presidenti i Këshillit nacional për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, Rasim Lajiç për Anadolu Agency të martën ka deklaruar se i akuzuari për krime lufte dhe lideri i Partisë Radikale Serbe (SRS) Vojisllav Sheshel të mërkurën do të mbërrijë në Serbi. I pyetur se kur do mund të vijë Sheshel në Serbi pas lirimit të përkohshëm, Lajiç tha se Sheshel “mbërrin të mërkurën”. Ai shtoi se Qeveria e Serbisë do të bartë shpenzime të biletës së avionit në mënyrë që Sheshel të arrijë në Beograd.

“Qeveria e Serbisë vetëm do të blejë biletën e avionit nga Amsterdami deri në Beograd”, ka deklaruar Lajiç.

“Vojislav Sheshel ka mbërritur në aeroportin e Amsterdamit. Ndodhet në pistën i rrethuar nga pesëdhjetë pjesëtarë të policisë” pohoi Zëvendës kryeministri i Partisë Radikale Serbe, Nemanja Sharoviç në profilin e tij në Twitter.

Dhoma gjyqësore e Tribunalit të Hagës disa ditë më parë ka marrë vendimin që i akuzuari për krime lufte Sheshel të lirohet përkohësisht për tu shëruar në Serbi. Dhoma Gjyqësore e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë javën e kaluar i bëri thirrje Holandës dhe Serbisë që të prononcohen për lirimin e mundur të përkohshëm të Vojisllav Sheshelit. Pas kësaj Qeveria e Serbisë i ka dorëzuar Tribunalit të Hagës garanci të kushtëzuara për lirimin e Sheshelit.

Sheshel më 23 shkurt 2003 u dorëzua vullnetarisht në ICTY në padinë për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo normave të luftës 1991-1993 në Kroaci, Bosnje dhe Vojvodinë. Që atëherë ai ka qenë në paraburgim në Hagë dhe rasti i tij është ende në gjykim, i cili filloi në vitin 2007. Zyra e Prokurorit në fund të vitit 2010 përfundoi paraqitjen e provave, ndërsa i akuzuari, i cili përfaqëson veten, nuk dëshiron të parashtroj ndonjë argumentet e mbrojtjes.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit