Home Kosova Shefi i Zyrës...

Shefi i Zyrës së Serbisë në Prishtinë, ndihet i fyer kur përmendet genocidi serb

24
0

Paviçeviç ka qenë duke u larguar nga tryeza e organizuar me rastin e publikimit të raportit “Monotonia e qytetëruar”, që ka të bëjë me mbikëqyrjen e implementimit të Marrëveshjes Kosovë-Serbi, i realizuar nga BIRN Kosova, Qendra për Transparencë, Hulumtime dhe Llogaridhënie (CRTA) nga Serbia dhe Internetës Kosova, pasi Tahiri ka përmendur historinë negative në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se në Kosovë asnjehërë nuk do të harrohet genocidi i shkaktuar nga Serbia, raporton Koha Ditore.

Por, natyrisht ne si shtet dhe si popull këtë histori asnjëherë nuk mund ta harrojmë, sepse ka të bëjë me një histori të genocidit, të cilën Serbia e ka bërë në Kosovë, dhe përkundër faktit që opinioni publik nuk ishte pro këtij dialogu, ne si udhëheqje dhe të gjitha institucionet u përcaktuam pro, sepse me këtë rast kishim parasysh se mund të përmirësohej jeta e qytetarëve dhe që shteti i Kosovës dhe i Serbisë të afrohen me Bashkimin Evropian”, tha Tahiri.

Pas kësaj deklarate Paviçeviç ka thënë se nëse debati vazhdon me këtë temë, atëherë ai do të largohej.

U përmend çështja e genocidit dhe me të vërtetë nuk mund të lejoj që të akuzohet Republika e Serbisë në këtë mënyrë, pa ndonjë nevojë ose arsye.

Shpresoj që nuk do të flasim për këtë, ose në të kundërtën do të më duhet të dal nga kjo konference, sepse nuk mund të lejoj që Republika e Serbisë të akuzohet në çfardo mënyrë”, ka thënë Paviçeviç.

Mirëpo ai ka vazhduar të qëndrojë vetëm pasi organizatorët e kanë lutur të rrijë dhe të vazhdojë debatin për raportin e publikuar./

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit