Home Uncategorized Sërish në tel...

Sërish në telashe: Çfarë kanë të gjithë me këpucët e Ivanka-s?!

10
0

Tre aktivistë janë arrestuar nga forcat policore kineze. Sipas një deklarate nga departamenti i shtetit të Shteteve të Bashkuara, aktivistët po hetonin kushtet e punës në fabrikat që prodhojnë këpucët e koleksionit të Ivanka Trump-it.

“I nxisim autoritetet kineze t’i lirojë të burgosurit menjëherë dhe tu ofrojë atyre hetimet dhe gjykimet që meritojnë me ligj”,-tha një përfaqësuese e departamentit të shtetit. Ajo, shtoi gjithashtu se të tilla hetime ndihmojnë kompanitë amerikane të zbulojnë praktikat jo etike në vendet e prodhimit të produkteve të tyre.

Kjo nuk është hera e parë që kryhen hetime mbi fabrikat ku prodhohen këpucët e markës së Ivanka Trump-it. Një muaj më parë, një tjetër aktivist u arrestua gjatë një hetimi ndërsa dy të tjerë raportohen të humbur. Tre të arrestuarit janë në një qendër paraburgimi në një provincë të Kinës.

Pavarësisht se e bija e presidentit nuk është më e lidhur me manaxhimin e kompanisë, ngjarjet e fundit ndikojnë në imazhin e figurës së saj. Sipas “Time”, punojnësit në fabrikat prodhuese të kompanisë së saj paguheshin nën pagën dysheme, punonin mbi kohën orare javore të lejuar dhe u mungonin të tjera përfitime nga puna. Vetë Ivanka ende nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me këtë situatë./Anabel/

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit