Home Forum Senatorët, Se...

Senatorët, Sekretarit të Shtetit: Reforma në Drejtësi në favor të Ramës

27
0

Sekretari amerikan i Shtetit Tillerson është njohur për konfliktet politike në Shqipëri që janë shkaktuar pas hartimit të reformës në drejtësi. Senatori republikan Mike Lee dhe 5 senatorë të tjerë kërkojnë të hetohet për fondet amerikane që po përdoren për mbështetjen e grupeve politike të caktuara në Shqipëri.

“Gjatë muajve të fundit, zyrtarë të zgjedhur dhe lider politikë të vendeve të huaja kanë ardhur tek unë me lajme dhe raporte zhgënjyese për veprimtarinë e SHBA në vendet e tyre. Aty përfshihen njoftime për diplomatë që bëjnë favore politike, për fonde të USAID-it që mbështesin aktivistë politikë ekstremistë e disa herë të dhunshëm për qeverinë amerikane që punon për anashkalimin e të moderuarve dhe konservatorëve në rolet udhëheqese”, thotë Senatori Lee në letrën për Tillerson.

Më tej shkruhet: “Lider të respektuar nga Shqipëria kanë pasur ankesa të ngjashme për diplomatë amerikanë dhe organizata të përkrahura nga Soros që nxitin për rezultate të caktuara politike në vendin e tyre. Fondacioni Open Society Albania (FOSA) dhe ekspertët e tij, me fonde nga USAID kanë krijuar dokumentin kontradiktor strategjik për Reformën në Drejtësi. Disa liderë besojnë se këto reforma kanë si qëllim t’i japin kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi drejtësinë. Efektet destabilizuese të veprimeve të tilla në një vend anëtar të NATO-s janë të qarta, ashtu si dhe kërcënimi për përshkallëzim të mëtejshëm, teksa Shqipëria është në prag të zgjedhjeve parlamentare”, shkruan senatori amerikan.

“Kjo është veçanërisht shqetësuese në dritën e raporteve ndërkombëtare për rritjen e korrupsionit qeveritar në Shqipëri dhe për rritjen e fuqisë së grupeve kriminalë dhe të trafikut të drogës në vend.”, shkruhet më tej.

Letra është nënshkruar edhe nga Senatorët Inhofe (Republikan, Oklahoma), Tillis (Republikan, North Carolina), Cruz (Republikan, Teksas), Perdue (Republikan, Georgia) dhe Cassidy (Republikan, Louisiana).

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit