Home Aktualitet Sekustrohen f...

Sekustrohen fishekë luftarakë në portin e Durrësit, dy në pranga

63
0

Dy të rinj nga Fieri, janë vënë në pranga në Durrës, pasi kanë tentuar që të trafikojnë drejt Italisë, fishekë.

Burime nga policia e portit të Durrësit kanë bërë të ditur se njëri nga të arrestuarit është shoferi i autobusit ku u gjetën municionet.

Njoftimi 

Port – Durrës

Policia kufitare godet një rast të trafikimi të armëve dhe municioneve.

Sekustrohen fishekë luftarakë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në zbatim të masave të shtuara për rritjen e sigurisë në pikat kufitare dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një rast të trafikimit të armëve dhe municioneve drejt shtetit fqinj.

U arrestuan në flagrancë shtetasit :

• A.F., 30 vjeç, banues në Fier;

• R.H., 23 vjeç, banues në Fier;

Më datën 10.08.2019, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë nga Policia Kufitare Durrës, në mjetin autobuz tip Sptinter drejtuar nga shtetasi A.F., që udhëtonte drejt Italisë në linjën Durrës – Bari, në bagazhet e shtetasit R. H., i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një karikatorë automatiku e mbushur me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm;

• një pako me 20 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshëm për veprën penale”Trafikimi i armëve dhe i municionit “në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit