Home Aktualitet Sekuestrohen ...

Sekuestrohen 1.2 ton marijuanë, sasia e dalë nga Shqipëria me vlerë 12 ml euro

4
0

Një tjetër gomone me drogë që po udhëtonte nga Shqipëria drejt brigjeve italiane, u zbulua nga autoritetet italiane. Fjalë bëhet për 1.2 ton të llojit marijuanë me vlerë deri në 12 mln euro.

Drejtoria Antimafia e Policisë së Barit në bashkëpunim me repartin territoral të policisë financiare të komunës së Barleta e Molfeta kanë sekuestruar një gomone me drogë me prejardhje nga Shqipëria si dhe kanë arrestuar dy skafistët shqiptarë, banues në Vlorë, shtetasit H.E. 37 vjeç e M.H 34 vjeç.

Gomonia e gjatë rreth 9 metra dhe e pajisur me dy motorë të fuqishëm jashtë bordit është ndaluar nga roja  bregdetare e financës italiane pas disa minuta ndjekje në brigjet e qytezës  Molfeta.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit