Home Uncategorized Rritje pagash...

Rritje pagash për mjekët, Rama zbulon skemën e re

49
0

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, ka marrë pjesë në një aktivitet të QSUT-së.

Rama foli mbi sistemin shëndetësor ku deklaroi ritje pagash për mjekët që do të shkojnë të punojnë në rrethe.

“Për mjekët e Tiranës që shkojnë në spitalet rajonale do të ketë një pagesë 10 mijë lekë të reja në ditë. Ndërsa 5 mijë lekë të reja, për mjekët e spitaleve rajonale që shkojnë për një konsultë në zonat rurale,” pohoi Rama.

Më tej shefi i qeverisë tha se korrupsioni nuk mund të luftohet nëse bluzat e bardha s’kanë rogat e mjaftueshme.

“Nuk e quaj të pavend, përkundrazi, e quaj domsdoshmëri dhe një shprehje respekti për të gjithë këtë trupë prej 13 mijë njerëzish, punën e të cilës nuk e asgjëson dot sjellja tërësisht e papranueshme e atyre që brenda asaj trupe i krijojnë njerëzve në nevojë shqetësimin e madh të detyrimit për të dhënë rryshfet, në sensin që rritja e pagave dhe jo thjesht, rritja e pagave po dhe disa konsiderata të tjera, janë më shumë se domosdoshmëri. Korrupsioni nuk luftohet nëse ata që punojnë në urgjencë dhe reaminacion dhe kanë rroga që janë larg së qëni të mjaftueshme jo për ta çmuar po të paktën për ta justifikuar. Për këtë arsye ne përveç 10% të rritjes së pagës, do të rrism 25% pagën për ata që punojnë në reaminacion apo urgjencë dhe për këtë arsye do të dyfishojmë pagën e shërbimit të rojes”, tha Rama.

Në aktivitet Kryeministri ka qënë bashkë me ministrin  në largim të  Shëndetësisë Ilir Beqja, dhe pasardhësja e tij, aktualisht drejtoreshë e QSUT, Ogerta Manastirliu.

“Nuk e quaj të pavend, përkundrazi, e quaj domsdoshmëri dhe një shprehje respekti për të gjithë këtë trupë prej 13 mijë njerëzish, punën e të cilës nuk e asgjëson dot sjellja tërësisht e papranueshme e atyre që brenda asaj trupe i krijojnë njerëzve në nevojë shqetësimin e madh të detyrimit për të dhënë rryshfet, në sensin që rritja e pagave dhe jo thjesht, rritja e pagave po dhe disa konsiderata të tjera, janë më shumë se domosdoshmëri. Korrupsioni nuk luftohet nëse ata që punojnë në urgjencë dhe reaminacion dhe kanë rroga që janë larg së qëni të mjaftueshme jo për ta çmuar po të paktën për ta justifikuar. Për këtë arsye ne përveç 10% të rritjes së pagës, do të rrism 25% pagën për ata që punojnë në reaminacion apo urgjencë dhe për këtë arsye do të dyfishojmë pagën e shërbimit të rojes”,  nënvizoi Rama.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit