Home POLITIKE Rrëzimi i Rro...

Rrëzimi i Rroshit – Zgjedhje në Kavajë para qershorit

67
0

Një ish-Prokuror i Përgjithshëm dhe një ish-zëvendësministër Drejtësie, që të dy tashmë avokatë, përfaqësuan në Gjykatën Kushtetuese pretendimet e ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i cili u përpoq të rifitonte mandatin.

Një betejë kjo që pas heqjes së mandatit 3 muaj më parë, u mbyll përfundimisht me humbje. Kundër ishin edhe qeveria, edhe Kuvendi.

Nga marrja e këtij vendimi do të thotë se brenda 45 ditëve, pra në fund të muajit prill, në Kavajë duhet të mbahen zgjedhjet lokale për kryetarin e ri të bashkisë.

Vendimi

Gjykata Kushtetuese i dëgjoi palët për gati 3 orë dhe brenda ditës dha vendim duke rrëzuar kërkesat e ish-kryebashkiakut Elvis Rroshi, që nga ajo e mandatit deri tek shfuqizimi i disa neneve të ligjit të dekriminalizimit.

Elvis Rroshi u shkarkua nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave, më 29 dhjetor 2016, menjëherë pasi KQZ-ja hoqi mandatin e tij në bazë të verifikimeve  të akuzës, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit konkludoi se Rroshi ishte treguar i pasinqertë në formularët e dekriminalizimit mbi dënimet që kishte marrë jashtë vendit.

Por, ishte pikërisht kjo pika e errët mbi të cilën mbrojtja synoi të hedhë dritë. Me synimin që gjykata të kuptonte se, sipas këndvështrimit të mbrojtjes,  prokuroria kishte përcjellë një informacion policor pa e kopsitur edhe me vendimet përkatëse për shtetasin Elvis Rroshi.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit