Home Aktualitet Rraja mohon a...

Rraja mohon akuzat: Nuk kam lidhje me atentatin ndaj Ndojit, e mësova nga mediat

73
0

Dalin detaje nga dëshmia në gjykatë e Redjan Rrajës, i akuzuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji në Shkozet.

34-vjeçari ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se nuk e njeh prokurorin apo dy personat e tjerë që ishin në makinë.

Nuk kam lidhje me ngjarjen ku ka mbetur i plagosur prokurori dhe dy persona të tjerë. Nuk i njoh personat e përfshirë, ngjarjen e mësova nga mediat. Ditën kur ka ndodhur ngjarja kam qenë duke përshkruar itinerarin që bëj gjithmonë në Tiranë-Durrës-Fushë Krujë.”, ka deklaruar Redjan Rraja.

Rraja ka dalë sot në orën 14:00 para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku do të njihet me masën e sigurisë.  Ai mbrohet nga dy avokatë Besnik Çerekja dhe Ilir Murati, të cilët kërkojnë lirimin.

Ndërsa Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për 34-vjeçarin.

Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.

Rraja akuzohet për “vrasje e funksionarëve publik”, “armëmbajtje pa leje”, si dhe “vrasje e mbetur në tentativë”.

Rraja u ndalua pasditen e të hënës, ndërsa udhëtonte me automjetin e tij drejt Hanit të Hotit.

Mësohet se në momentin e arrestimit, Rrajës i janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona, të cilët janë dërguar për ekzaminim.

Deri tani, 34 vjeçari nuk ka pranuar që të flasë por dhe nuk ka pranuar se ka qenë i përfshirë në ngjarje duke kërkuar edhe praninë e një mbrojtësi.

Qelizat telefonike kane verifikuar se ai ka qenë afër zonës ku ka ndodhur ngjarja dhe kjo ka bindur prokurorët që të kërkojnë ndalimin e tij. /Ora News

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit