Home Sporti Ronaldo, reko...

Ronaldo, rekordmeni që hesht pas humbjes, shqiptarët largohen nga Champions

4
0

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola që ndihmuan Real Madrid të kalonte në çerekfinale të Champions, si dhe ai vetë theu rekord në numrin e golave të shënuar, megjithatë portugezi nuk e ka përtypur lehtë humbjen me gjermanët, pas përballje më të ekipe më të forta e presin skuadrën e tij më tej dhe vështirë se Merengues do të mund të mbrojnë kurorën me një paraqitje të tillë. – Çfarë turpi,” – mësohet t’i jetë drejtuar Ronaldo sulmuesit francez Benzema, kur rezultati shkoi 3-4 për Shalke, teksa mediat spanjolle kanë kapur momentin dhe i kanë kërkuar një prononcim pas ndeshjes Ronaldos.  Ronaldo ka arritur në kuotën e 78 golave në të gjitha garat evropiane, duke lënë kështu prapa Messin dhe Raulin me nga 76 gola. Raulit iu deshën 168 ndeshje me Realin dhe Schalken për t’i realizuar 76 gola, ndërsa Ronaldo i shënoi 78 për 117 paraqitje. Sidoqoftë, në këtë aspekt Messi qëndron më mirë pasi ka shënuar 76 gola për vetëm 95 ndeshje. Pavarësisht suksesit individual, Ronaldo duket se ka vendosur të heshtë, madje deri në fund të sezonit është shprehur se nuk do të japë më asnjë intervistë. Në “Santiago Bernabeu” Në 20’  Christian Fuchs kaloi miqtë në avantazh dhe në 25’ barazoi shifrat  Cristiano Ronaldo. Holandezi  Klaas Jan Huntelaar çoi sërish gjermanët në epërsi dhe  në fund të pjesës së parë Cristiano Ronaldo vuri në barazpeshë rezultatin por francezi  Karim Benzema në 53’ me golin që shënoi u duk se i dha fitoren Realit. Në  57’,  Leroy Sane shënoi golin e tretë për Shalke dhe në 90’ holandezi   Klaas Jan Huntelaar i shkaktoi humbjen Realit, 3-4, por jo eliminimin. Reali fitoi 2-0 ndeshjen e parë dhe falë asaj fitoreje e sheh veten në çerekfinale të Champions League.

 Në Portugali përfundon edhe aventura e lojtarëve shqiptarë, që merrnin pjesë në Champions. Basel pas barazimit 1-1 që shënoi në ndeshjen e parë, humbi 4-0 me Porton dhe eliminohet nga ky kompeticion. Shkëlzen Gashi mori  karton të verdhë në ndeshjen e djeshme, ndërsa vendasit shënuan katër gola me Yacine Brahimi që në fillimin e ndeshjes dhe më pas  në 47' Hector Herrera, në 56' Casemiro dhe në  76’ Vincent Aboubakar vulosën fitoren e thellë të portugezëve.  Sot Bayer Mynih përballë Shahkor e Çelsi përballë PSG, pas barazimeve të ndeshjeve të para në transfertë synojnë të fitojnë dhe të kalojnë në çerekfinale, si dy favorite të këtij kompeticioni.    

Champions League

Raundi i 1/16 / Sot

20:45 Bayern Munich – Shakhtar Donetsk       (0-0)

20:45 Chelsea –PSG                                        (1-1)

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit