Home POLITIKE Ristani: Rend...

Ristani: Rendi në pikën më të ulët, militantët e Ramës po kapin policinë

18
0

“Po zhbëhen standardet e arritura me milionat e partnerëve amerikanë dhe evropianë në trajnime dhe rritjen e kapaciteteve të oficerëve tanë. Rendi dhe siguria publike janë sot në pikë të hallit, siç është e gjithë jeta e vendit”, ka deklaruar deputeti i PD, Arben Ristani.

Nga selia blu në kryeqytet, Ristani ka përmendur tre shpërthimet e fundit, duke i quajtur agresion nga pronës dhe jetës së qytetarit. Ai tha se Policia e Shtetit gjendet në momentet më kritike, pasi i është dorëzuar militantëve. “Policia e Shtetit gjendet këto ditë në momentet më kritike, pasi fushata e dorëzimit të saj përfundimtar në duart e militantëve, po jep efektet e saj të plota. Po emërohen në detyra të rëndësishme, po marrin gradat më të larta, militantë të njohur të partisë në pushtet, ish-sigurimsa të kohës së diktaturës dhe persona që spikasin për besnikërinë ndaj ministrit e klanit të tij”, tha deputeti i PD-së.

Ristani akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e brendshëm se po zhbëjnë, investimin e madh të shoqërisë shqiptare, investimin prej miliona dollarësh të partnerëve amerikanë, investimin maksimal të partnerëve europianë, për trajnimin, dhe përgatitjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit.

“Policia e Shtetit ka braktisur sot detyrën e saj kryesore që është rendi dhe siguria publike, dhe po urdhërohet të përdoret për fushatat selektive të kryeministrit, kundër fukarenjve që rregullojnë çatinë e shtëpisë, apo që nuk paguajnë energjinë, ndërkohë që tritoli, vrasjet e aksidentet, vjedhjet dhe grabitjet, janë kthyer në zakonin e ditës”, tha Ristani.

Ish-zëvendës ministri i Brendshëm ka kërkuar vëmendjen e ndërkombëtarëve për situatën ku ndodhet Policia e Shtetit. “Presim nga partnerët ndërkombëtarë të nxjerrin konkluzionet e duhura për çka po ndodh me Policinë e Shtetit, me investimin e taksapaguesve evropianë dhe amerikanë. I kujtojmë z. Rama, se pakënaqësinë që ka shkaktuar në popull, protestën që pritet të vijë, nuk e ndal dot as me policë, as me militantë të veshur si policë”, ka përfunduar Ristani.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit