Home POLITIKE Rezolutat për...

Rezolutat për institucionet e reja të drejtësisë, Fatmir Xhafaj kritika: Kanë mungesë transparence

11
0
Fatmir Xhafaj

Në Komisionin parlamentar të Ligjeve është diskutuar sot projekt-rezolutat për veprimtarinë e punës së organeve të reja të drejtësisë, përkatësisht KLP dhe KLGJ përgjatë vitit të shkuar.
Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, tha se këto dy institucione duhet të kenë më shumë transparencë në vendimet e tyre veçanërisht Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Ai pati kritika edhe për formulimet në projekt-rezolutë, duke theksuar se nuk mund të vlerësosh punën e një institucioni, kur ai nuk ka nisur së funksionuari normalisht.

Xhafaj: Besoj që është një lapsus tek projektrezoluta e prokurorisë përmendet Këshilli i Lartë Gjyqësor. Specialistët që kanë punuar kanë marrë për bazë rezolutën e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ajo që konstatoj unë, ndoshta niveli i ekspertëve të komisionit të njësisë së monitorimit, nuk ka parasysh veçoritë që ka Këshilli i Prokurorisë me Këshillin e Lartë Gjyqësor. Sepse, nëse flasim tek KLP-ja nuk mund ta bëjmë përgjegjës për emërimet, por mund ta nxisim që me Prokurorin e Përgjithshëm ta shtyjmë procesin përpara.

Kur vjen fjala tek vlerësimet tek rasti konkret, nuk e shikoj se çfarë vlerësimi mund t’i bëjmë KLGJ-së për hartën e re gjyqësore. Pse ka filluar punën? Është me vonesë. Nuk mund ta themi të vlerësojmë. Hapeni raportin e Këshillit nga fq 1 tek fq 300, nuk ka asgjë për vlerësimin.

Duhet të ndalem tek ajo që është shumë e rëndësishme, do të doja të theksoja që ndoshta tek rekomandimet të vendosim theksin tek disa elementë që ka të bëjë me punën e dy këshillave. Së pari ka të bëjë me nevojën për përgjegjshmëri dhe objektivitet në procesin e vendimmarrjes. Është thelbi i punës së tyre. Objektiviteti, pavarësia, përgjegjshmëria në vlerësimet.

Ata janë përpara disa sfidave të rëndësishme si Këshilli i Lartë Gjyqësor si plotësimi i anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Speciale. Tjetër është transparenca. Të dyja këshillat, dhe në mënyrë të veçantë KLGj-ja vuan nga mungesa e transparencës në raport me publikun dhe komunitetin të cilën ata drejtojnë.

Më mirë të vonohemi pak por duhet të jemi të suksesshëm pasi këto janë dy projektrezolutat e para që do të miratojë Kuvendi.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit